Sport

“Derby della Madonnina” për herë të tretë në Champions, pas 20 vitesh në gjysmëfinale

Autori: Gazeta inFokus 11:53 | 20 April 2023

Inter siguroi kualifikimin për në gjysmëfinalet e Champions League edhe pse në ndeshjen e kthimit barazoi 3-3 në “San Siro” përballë Benfica-s.

Në raundin tjetër, “zikaltërit” do të vendosen përballë një kundërshtari të njohur, rivalëve historik, Milan. Kështu, “Derby della Madonnina” rikthehet pas 20 vitesh në këtë fazë të Champions League, pasi më parë të dyja skuadrat ishin përplasur në sezonin 2002-2003.

Në atë edicion, “kuqezinjtë” triumfuan falë golit në fushën kundërshtare, pasi sfida u mbyll me rezultatin e përgjithshëm 1-1.

-Advertisement-

Në sfidën e parë, të luajtur më 7 maj 2003, Milan – Inter u mbyll pa gola, ndërsa në sfidën e kthimit, Shevchenko shënoi për “Djallin”, ndërsa Obafemi barazoi për Interin.

Atë edicion, Milan jo vetëm u kualifikua, por edhe vendosi duart te trofeu duke mundur në finale një tjetër skuadër italiane, Juventusin.

Milan-Inter vendosen përballë njëra-tjetrës për herë të tretë në histori sa i përket Champions-it, pasi më vonë u përplasen në çerekfinalet e edicionit 2004-2005, ku Milan përsëri u kualifikua.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera