Lajme

Deputetja italiane: Stabiliteti në Kosovë i brishtë, prania e NATO-s thelbësore

Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 14 Tetor 2026

Të mërkurën është bërë ndërrimi i komandës së KFOR-it mes gjeneralmajori turk, Ozkan Ulutas, te gjeneralmajori italian Roberto Vergori.

Deputetja italiane Paola Chiesa, nëpërmjet një postimi në Facebook këtë e ka cilësuar si një moment historik për Italinë.

“Sot Italia shkruan histori. Gjenerali Roberto Vergori, një nga oficerët më të mirë të Ushtrisë Italiane, merr komandën e misionit të NATO-s, Forca e Kosovës – KFOR. Kjo është një kënaqësi dhe krenari e madhe për kombin tonë dhe për Forcat tona të Armatosura. T’i shërbesh atdheut jashtë vendit është një privilegj dhe jam e sigurt se gjenerali Vergori do ta bëjë këtë, ashtu siç ka vepruar gjithmonë, me nder, besnikëri, sakrificë dhe guxim”, ka shkruar ajo, raporton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Në ndërkohë, deputetja italiane përmendi edhe dialogun e ndërmjetësuar nga BE, Kosovë-Serbi, i cili, sipas saj, po përparon me vështirësi.

Ajo shtoi se prania e NATO-s dhe e Forcave të Armatosura është thelbësore.

“Misioni në Kosovë mbetet edhe sot një mision tejet delikat. Stabiliteti i arritur është i brishtë, në veri tensionet shpërthejnë periodikisht, ndërsa dialogu politik ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës përparon me vështirësi. Në këtë kontekst, prania e NATO-s dhe e Forcave të Armatosura është thelbësore për ruajtjen e paqes dhe garantimin e sigurisë për të gjitha komunitetet”, u shpreh deputetja italiane, Paola Chiesa.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy