Deputetja e VV’së: Serbia, Lajçaku dhe Borelli në një anë, e Kosova e vetme

Autori: Gazeta inFokus
18:56 | 13 September 2023
Deputetja e VV’së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka thënë se në kuadër të dialogut janë tri palë të orientuara në një anë – Serbia, Lajçaku e Borrelli – dhe Kosova e vetme.
“Vendosja e padrejtë e masave është veprimi më i gabueshëm që ndërmjetësuesit e procesit e kanë bërë. Kjo duke konfirmuar se në vazhdimësi ka pasur qasje të pabarabartë ndaj Kosovës. Uroj që të hiqen masat dhe këtë e kemi diskutuar edhe me përfaqësues të ndryshëm të politikës evropiane. Nëse këtu kemi palë të interesuara qe të ecin përpara, Serbinë, Lajçakun e Borellin, tri palë të orientuara në një anë, e Kosova e vetme, ndërsa këta do të duhej të ishin palë ndërmjetësuese”, ka thënë ajo në KTV.
Ndërkaq sa i përket kryetarëve në Veri, Kryeziu tha se “s’janë Beogradi që të kërkojnë dorëheqjen” e tyre.
“Neve na thuhet që të dorëhiqen, por ne s’jemi Beogradi që t’iu kërkojmë atyre dorëheqjen. Ne nuk japim urdhra për dorëheqje, ata janë zgjedhur me votë në një proces demokratik. Ata që u dorëhoqën në momentet e fundit kanë qenë të urdhëruar të dorëhiqen”, tha ajo.
Kryeziu-Hyseni i ka kërkuar nga përfaqësuesit e BE’së që t’i tërheqin vërejtjen Vuçiqit që mos ta shantazhojë Kosovën.
“Dialogu duhet të vazhdojë vetëm kur ka qasje të barabartë ndaj palëve dhe s’është i mirëfilltë kur shkon në favor të palës dekonstruktive dhe kur bën shkelje të marrëveshjes, e sanksionohet vihet presion pala tjetër që krahas vështirësive është e gatshme t’i marrë përgjegjësitë”, tha ajo.

Të tjera
-
Kurti ende pa përgjigje për thirrjen e Osmanit
Pas ftesës së Presidentes Vjosa Osmani për një takim konsultativ më 15 maj, e...
-
BE sjellë ekspertë për testim të Urës së Ibrit
Një ekip i ekspertëve të Bashkimit Evropian pritet të vijnë në Kosovë për të ...
-
“FAJTORI E KA EMRIN SALI BERISHA”, Baton Haxhiu nga Tirana- flet për rezultatin e zgjedhjeve
Gazetari Baton Haxhiu, të cilin mbrëmë Sali Berisha e quajti “gënjeshtar të g...
-
Ambasada e Gjermanisë e fton mysafire Trëndafilovën, rithekson mbështetjen për Gjykatën Speciale
Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, është mirëpritu...
-
“Këta nuk janë deputetë ende…” – Kryeziu befason me deklaratën për deputetët e zgjedhur
Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu tha se depu...
-
Takimi i ftuar nga presidentja, KDI: Hap i duhur drejt zhbllokimit
Instituti Demokratik i Kosovës, e ka mirëpritur ftesën e presidentes së vendi...
-
Diplomatja amerikane e prerë pas takimit me Kurtin: Liderët politikë të punojnë bashkë për konstituimin dhe formimin e Qeverisë
E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Pratti...
-
Nesër mbledhja e 15-të e kuvendit, Abdixhiku: Kosova ka nevojë për institucione funksionale, jo për përsëritje të krizës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ...
-
Shefi i zyrës së BE’së për takimin me “Kryeministrin në largim”: Duhet qeveri funksionale për përparim në integrimet evropiane
Shefi i zyrës së BE-së, Aivo Orav, ka shkruar në rrjetin X, për takimin e amb...
-
Zelensky fton Trumpin të marrë pjesë në bisedimet me Putinin në Turqi
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar mbështetjen e tij për...
-
Policia mori pjesë në një ushtrim të përbashkët me KFOR-in në veri
Policia e Kosovës njofton se sot zhvilloi një ushtrim të përbashkët me KFOR-i...
-
Osmani në Austri merr “Çmimin për Evropën”, për orientimin pro-evropian dhe forcmimin e demokracisë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po qëndron në një vizitë zyrtare në Austr...