Lajme

Kurti ende pa përgjigje për thirrjen e Osmanit

Autori: Gazeta inFokus 21:25 | 12 May 2025

Pas ftesës së Presidentes Vjosa Osmani për një takim konsultativ më 15 maj, ende nuk ka asnjë përgjigje nga partia Vetëvendosje (VV), raporton GazetaBlic.

Pavarësisht kësaj, partitë tjera – PDK, LDK dhe AAK – kanë konfirmuar pjesëmarrjen, duke shfaqur gatishmërinë për të hapur një dialog konstruktiv për zhbllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit.

Bekim Kupina, këshilltar për Media i Presidentes Osmani, theksoi se ftesat janë dërguar dhe pritet të fillojë një seri konsultimesh rreth këtij procesi jetik për stabilitetin politik të vendit. “Ftesat tashmë janë dërguar për takimet e para dhe po presim konfirmimet,” shtoi Kupina.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion me ofertë PAKO SUPREME – kësaj radhe më shumë argëtim!
-Advertisement-

Të tjera