Deputetja e re kapet ‘mat’ me të dashurin në plazh (Foto)

Autori: Gazeta inFokus
11:35 | 29 July 2017
Si çdo vit, edhe këtë herë ka nisur në Jalë kampi i “USY World Festival 2017”, ku të rinjtë e LRI-së kanë mirëpritur 400 të huaj.
Në një nga mbrëmjet në Jalë ka qenë edhe Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, ndërsa ra në sy fakti që çifti presidencial u shfaq i relaksuar, teksa kishin marrë edhe pak ngjyrë.
Kejdi Mehmetaj ishte politikania që mbajti fjalën e hapjes, duke qenë se është organizatore dhe mbikqyrëse me këtë rast. Nisur nga ky angazhim i politikanes 22-vjeçare të LSI-së, e cila pati fatin të provonte karrigen e deputetes së Kuvendit që në moshën 20-vjeçare, Kejdi është intervistuar edhe nga gazetarët që ndodhen aktualisht në Jug, për të transmetuar gjithçka ndodh atje në këto ditë vere.

E pyetur disa ditë më parë nga gazetari Eni Shehu rreth çështjeve të zemrës, pra nëse ka një të dashur, ajo iu shmang pyetjes, duke thënë se tashmë i është përkushtuar punës, dhe se ka vendosur që jetën private ta lërë jashtë jetës profesionale.
Por në plazhin e Jalës, përveç kampit, Kejdi gjen pak kohë të marrë rreze dhe për të shijuar detin. Ndërkaq, këto foto të shkrepura nga paparaci “tadhtojnë” paksa politikanen e re, pasi ajo ka vendosur ta mbajë jashtë vëmendjes publike jetën e saj private. Kejdi është fotografuar në Jalë, duke iu drejtuar plazhit me një djalë simpatik që flitet se është i dashuri i saj, i cili punon pranë Ministrisë së Drejtësisë.

Gjatë qëndrimit poshtë çadrës, ajo ishte më shumë e fokusuar te smartphone dhe marrja e rrezeve, duke mbajtur një distancë me partnerin. Nuk po japim shumë detaje se kush është djali që shihni, për të cilin politikania e re mund të flasë vetë nëse do të ketë dëshirë apo do e shohë të arsyeshme një ditë.

Ajo që mund të themi deri tani është që duken çift simpatik, ndërsa Kejdi duket shumë në formë dhe mjaft elegante fizikisht. Kejdi është e ditëlindjes 1993 dhe do të mbahet mend si deputetja më e re në Kuvendin shqiptar, e me gjasë edhe deputetja më e re në historinë e parlamentarizmit shqiptar, pasi ishte vetëm 20 vjeçe kur shkeli për herë të parë në Kuvend me imunitetin e deputetes.

Në intervista të ndryshme televizive, Kejdi është treguar e vendosur për karrierën e saj në politikë, edhe pse është e ndërgjegjshme që është një rrugë e vështirë.

Të tjera
-
Kosova lihet jashtë agjendës për anëtarësim në KE, Dedaj: Dështim pas dështimi, Osmani, Kurti dhe Gërvalla, do duhej të jepnin llogari dhe dorëheqje
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka reaguar pas...
-
Takim urgjent për energjinë, sektori privat kundërshton vendimin e ZRRE-së
Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për liberalizimin e tregu...
-
Kosova jashtë agjendës së ministerialit të Këshillit të Evropës
Kosova nuk është përfshirë në agjendën e ministerialit të Këshillit të Evropë...
-
Në prag të zgjedhjeve, Alban Hyseni jep tender 100 mijë euro për ekskursionin e maturantëve
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka ndarë rreth 100 mijë euro ng...
-
Me muzikë patriotike veteranët e UÇK-së festojnë anulimin e konferencës së Trendafilovës
Veteranët e UÇK-së kanë festuar me muzikë patriotike anulimin e konferencës s...
-
Sherr mes vëzhguesve në qendrën e numërimit në Tiranë, shoqërohen 7 persona në polici
Një situatë e paprecedentë ka ndodhur në një prej qendrave të votimit në Tira...
-
Vjen edhe njoftimi zyrtar për anulimin e konferencës së Trendafilovas
Konferenca e kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Tren...
-
Costa, Vuçiqit: Përmirësoni raportet me Kosovën nëse doni BE
Antonio Costa, Presidenti i Këshillit Evropian, ka thënë se Serbia duhet t’i ...
-
Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë
Ish-Presidenti Hashim Thaçi përmes mbrojtjes së tij të kryesuar nga avokatja ...
-
Veteranët ia arrijnë qëllimit, Trendafilova anulon konferencën për media
Është anuluar konferenca e kryetares së Trupit Gjykues të Gjykatës Speciale, ...
-
‘‘Gjuaje jashtë’’, hidhen tymuese para hotelit ku po protestojnë veteranët kundër Trendafiloves (PAMJE)
Veteranët janë duke protestuar kundër kryetares së Dhomave të Specializuara t...
-
Veteranët protestojnë ndaj Trendafilovës
Gjatë ditës së sotme kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekateri...