Lajme

Deputetja e PDK-së pas vrasjes së gruas shtatzënë: Dënimi me vdekje mund të jetë i vetmi shpëtim

Autori: Gazeta inFokus 20:50 | 30 November 2022

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi ka reaguar ashpër për vrasjen e gruas shtatzënë nga ish-bashkëshorti i saj para objektit të Gjinekologjisë në Prishtinë. Sipas saj “dënimi me vdekje mund të jetë i vetmi shpëtim”.

Musliu-Shoshi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se dhuna ndaj gruas e vrasja e tyre, në shoqërinë tonë është bërë rutinë.

“Si grua e nënë që posa kam kaluar në procesin e shtatëzanisë e lindjes, e kujtoj shumë qartë dhimbjen që ndjen në çdo asht e qelizë të trupit, netët pagjum, çrregullimet emocionale, dashurinë e frikën nga ajo se çka do të ndodhë me ty e foshnjën… dhe prap vazhdon të zgjohesh në mengjes, punon e trajtohesh thua se asgjë nuk po ndodhë”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera