Lajme

Deputetja e Aleancës s’e lëshon foltoren, ballafaqohet me kryekuvendaren

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 22 Tetor 2026

Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu nuk ka lëshuar foltoren e Kuvendit, edhe pas përfundimit të minutave që janë të paraparë për një deputet gjatë deklarimeve jashtë rendit të ditës.

Lidhur me këtë, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu i bëri thirrje të zgjedhurës së popullit të mos e pengojë procesin e seancës.

“Dil në një konferencë për media, ose shfrytëzoje një moment tjetër”, iu drejtuar Haxhiu, Haxhiut.

-Advertisement-

Megjithatë, edhe pas këtij ‘konflikti’, deputetja e Aleancës nuk lëshoi foltoren edhe për disa momente.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy