Deputetja Bajrami i përgjigjet Elbert Krasniqit: A i ke mbjellë shtëpitë në ara që mandej me të mbi si lule?
Autori: Gazeta inFokus
17:49 | 24 Prill 2024
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit Elbert Krasniqi për grantin e performancës.
Ajo i ka thënë Krasniqit që mos të manipulojë.
Bajrami ka thënë se Ligjin për grantin e performancës e ka hartuar Qeveria aktuale, por procesin e ka nisur Qeveria Hoti.
“Minister, mos manipulo të lutem se turp prej atyre që na lexojnë. Shihe çka kam shkru: Rakiq e ka anulu grantin, por Qeveria Hoti në atë kohë grantin e përformancës e ka bë pjesë të Ligjit të Buxhetit për vitin 2021. Ti e ke gjetë grantin e përformancs në buxhet të vitit 2021 dhe si ministër duhet me ditë që fuqia juridike e Ligjit është me e madhe se ajo e vendimit të Rakiqit. Ndërsa Ligjin për grantin e përformacës e keni hartu ju, por ne e kemi fillu procesin, në kohën tonë ka përfundu koncept dokumenti. Askund nuk thashë se ne e kemi bë Ligjin, por të tregova që procesi ka nisë në kohën tonë dhe se ka pasë kredibilitet të pakontestushëm krejt procesi.”
Bajrami ka shkruar se shtëpitë janë subvencion për përfitëesit fundor dhe ka shtuar se për ndërtimin e këtyre shtëpive i është nënshkruar kontratë e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë.
Ajo i ka thënë Krasniqit se “këto shtëpi nuk i keni mbjellë në ara që mandej të mbijnë si lule”.
Ish ministrja e Financave ka thënë se Krasniqi ka negociuar me një kompani që e njeh ai dhe sipas saj ky është korrupsion.
“Dhe minister, a mendon që unë e Avdullah Hoti nuk e dimë çka është kontratë e çka subvencion? Shtepitë janë subvension për përfituesit fundor, por ju ministër këto shtepi nuk i keni mbjellë në ara që mandej të mbijnë si lule. Pra para se me i dorëzu si subvencion është dashtë t’i ndërtoni apo jo? Për t’i ndërtu këto shtepi ju keni dhënë kontratë të negociume pa publikim të njoftimit për kontratë. Ke negociu me një kompani që e njehë derisa në Kosovë ka mijëra të tilla që merrën me ndërtim të shtepive. Kësaj i thonë korrupcion dhe duhesh me dhanë përgjegjësi, dmth. keni përfitu në emër të ndihmës për grupet e margjinalizuara.”
“Ndërsa përkrahja për komuna është formulë, asgjë s’ke bë veç se në emër të inflacionit i keni grabitë qytetarët dhe bizneset e një pjesë ka shku sipas fomukës në komuna. Kaq sa i përket reagimit tënd.”

T� tjera
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...




























