Lajme

Deputetja australiane lëndohet në një incident pranë zyrës së saj

Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 19 Tetor 2026

Deputetja e pavarur australiane, Helen Haines, është lënduar në një incident pranë zyrës së saj në Wangaratta, në rajonin e Viktorias.

Shërbimet emergjente kanë intervenuar pas thirrjeve për ndihmë në rrugën Murphy, pak para orës 16:00. Si pasojë e incidentit, rruga është mbyllur në të dy drejtimet, ndërsa policia ka reaguar në vendin e ngjarjes.

Familja e deputetes ka konfirmuar se ajo po merr trajtim mjekësor, duke falënderuar qytetarët që i dolën në ndihmë, personelin shëndetësor dhe policinë për reagimin e shpejtë.

-Advertisement-

“Familjarët tanë dhe stafi i Helenës nuk do të bëjnë komente të tjera për momentin dhe kërkojnë që privatësia e tyre të respektohet nga publiku dhe mediat”, thuhet në deklaratën e familjes.

Helen Haines është deputete federale për zonën e Indit që nga viti 2019. Deri më tani, nuk janë bërë publike detaje të tjera rreth rrethanave të incidentit.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy