Lajme

Deputeti serb kapet duke shikuar filma porno në seancë

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 07 February 2023

Deputeti i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) Zvonimir Steviq është filmuar në Parlamentin serb duke parë filma për të rritur në telefonin e tij celular.

Në video, deputeti Steviq shihet duke mbajtur një telefon nën stolin e parlamentit në të cilin po shikon një film pornografik, raporton Danas.

Videoja është shfaqur në Twitter, nuk është vërtetuar vërtetësia e saj, si dhe koha kur është realizuar dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga SPS në lidhje me këtë video me deputetin e tyre.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera