Deputeti i PD: Kujdesuni vetë për shëndetin tuaj, se për shtetin harrojeni

Autori: Gazeta inFokus
09:49 | 11 September 2017
Deputeti i Partisë Demokratike për Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu, ka reaguar ndaj situatës në të cilën gjendet sistemi shëndetësor në vend. Ai thotë se se programi i Qeverisë “Rama 2” është një thellim “i dështimit të madh të nisur”.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai numëron dështimet e qeverisë teksa ndalet tek shëndetësia, e cila sipas tij, me programin e Ramës është vetem një “mizerje falas”.
Ai thotë se në programin e ri të qeverisë “Rama 2” nuk jepen shifra për situatën në këtë sektor, kontributet, shpenzimet, etj.
POSTIMI I PLOTË:
PROGRAMI I SHENDETESISE SE QEVERISE SE RE “RAMA”: THELLIM I DESHTIMIT TE MADH:
Asgje konkrete nuk shkruhet ne program per zhvillimin kater vjecar te shendetesise sone, te katandistur tashme ne “Mizerje Falas”.
Nuk jepen shifra, psh sa do te jete GDP per shendetesine, kontributet, sa do te jene shpenzimet per fryme, numri i shtreterve, specialiteteve si do te veprohet per numrin tragjik te mjekeve, qe duken tashti si nje “Specie ne Zhdukje” etj etj.
OBJEKTIVAT JANE QESHARAKE:
1-Shkruhet se do te ecet drejt “Shendetesise Falas”, kur para nje viti eshte deklaruar po nga Kryeministri, me ze e figure, se u implementua genjeshtra shkaterruese “Shendetesi Falas”!!!
Ne vazhdim thuhet e kunderta- “Finacimi publik do te mbuloje 60% te shpenzimeve” (pra nuk do te jete “falas”), pa thene asgje se sa do te jete ky financim, kur sot eshte 83 E per fryme, 25 here me i ulet se mezatarja europiane!
2- “Objektiv” i madh tjeter cilesohet “Mbulimi Universal”- qesharake kjo, sepse sipas OBSh te ne eshte arritur qe ne vitin 2009!!!(Ndoshta e kane ngaterruar me “Sistemin Universal”-jane nocione krejt te ndryshme!).
3- Shkruhet per ulje te cmimit te barnave- e pa mundur sot kjo pa prekur cilesine. Duhet rritur perqindja e rimbursimit te barnave e gama e tyre.
4- Thuhet se do te filloje trajtimi ne komunitet i paciente te shendetit mendor- ne fakt kjo ka filluar vite me pare me inisiativen e Komunitetit Sant Egidio!
DHE SI “QERSHIA MBI TORTE”, CELESI I SUKSESIT DO JETE ZGJERIMI I “KONCESIONEVE”, PRA VAZHDIMI I “AVULLIMIT” EDHE TE ATYRE FONDEVE QESHARAKE QE DISPONOHEN SOT, QE NA RENDISIN SI VENDI ME SHENDETESI ME TE VARFER NE EUROPE!
Qytetare kujdesuni vete per shendetin tuaj se sa per Shtetin…..HAROJENI!

Të tjera
-
Orë dore për policët e pensionuar, Policia e Kosovës hap tender 95 mijë euro për rekuizita ceremoniale
Pjesëtarët e policisë së Kosovës që përfundojnë karrierën në këtë institucion...
-
“Qeveria juaj ta njohë Kosovën si serbe që të mos shpërthejë bomba”, mesazhet e rusit që kërcënoi Aeroportin në Rinas
Gjykata e Posaçme ka kthyer në SPAK dosjen penale ndaj një shtetasi rus, të a...
-
Kuvendi i pakonstituuar jep paga për deputetët, “të vjetërit” i kanë marrë, të rinjtë jo, shoqëria civile kundërshton
9 shkurti është data kur qytetarët votuan për të zgjedhur përfaqësuesit e tyr...
-
Mehmetaj e qet krejt kontratën 60 milionëshe të Faton Pecit, dyshohet për shkelje të rënda ligjore
Gazetari Lirim Mehmetaj raportoi dje ekskluzivisht për një rast të dyshuar ko...
-
Provimi i Maturës 2025 pa ndryshime në format, MASHT paralajmëron masa ndaj shkelësve
Provimi Shtetëror i Maturës këtë vit do të organizohet më 21 qershor, ndërsa ...
-
Zelenskiy në Pragë thotë se armëpushimi mund të vendoset në çdo moment
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha të dielën se një armëpushim me Ru...
-
Aksidenti në Kroaci, shefi i zjarrfikësve: Skenat ishin kaotike
Skenat pas aksidentit në Kroaci mes autobusit dhe një veture ku mbetën të vde...
-
Osmani: Mirënjohëse për mikpritjen e ngrohtë dhe respektin që i bëhet Kosovës nga shteti mik i Bruneit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur vizitën shtetëror...
-
Arrestohet një burrë në Prishtinë, inskenoi rrëmbimin e tij duke i kërkuar para familjes
Një rast i denoncuar si rrëmbim në kryeqytet ka rezultuar të jetë një inskeni...
-
Trump thotë se nuk po mendon të kandidojë për mandatin e tretë, të cilën gjë e kishte përmendur më parë
Presidenti amerikan Donald Trump ka mohuar se ai po mendon të kandidojë për n...
-
Platforma “Liria ka emër” dënon vandalizmin e obeliskut pranë Bibliotekës Kombëtare
Platforma “LIRIA KA EMËR” ka shprehur shqetësimin dhe ka dënuar ashpër aktin ...
-
Prishtina edhe sot në mesin e qyteteve më ajrin më të ndotur në botë
Prishtina, edhe këtë të diel është në mesin e qyteteve më ajrin më të ndotur ...