Lajme

Deputeti i PDK’së për deklaratën e Gërvallës: Turp i madh për Kosoven të përfaqësohet nga një nivel i tillë

Autori: Gazeta inFokus 12:46 | 04 May 2021

Pas deklaratave të zëvendëskryeministrës dhe ministrës së Punëve të Jashtme Donika Gërvalla se do të dërgonte në Gjykatën Speciale materiale kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, deputeti i PDK’së Hajdar Beqa ka thënë se është turp që Kosova të përfaqësohet nga ajo.

Beqa ka shkruar në Facebook se Gërvalla po e paraqet Kosovës si vend të paaftë për të funksionuar si shtet, shkruan Gazeta Infokus.

“Turp i madh për Kosoven të përfaqësohet nga një nivel i tillë që nuk e kupton rolin e vet, nuk e ka të qartë a e perfaqëson Kosovën për ta ngritë imazhin e saj, apo është në garë me Serbinë se kush më shumë po e paraqet Kosovën si vend të pa aftë për të funksionuar si Shtet.

-Advertisement-

TURPI NUK KA KUFI”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera