Deputeti i PDK-së nga Kuvendi i kërkon Kurtit t’u çojë mjekëve fli në QKUK
Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 17 November 2020
Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu e ka kritikuar ish-kryeministrin Albin Kurti, ish-ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe kryeministrin aktual Avdullah Hotin se nuk po i vizitojnë mjekët në QKUK.
Gjatë seancës së Kuvendit ku po diskutohet për situatën me pandeminë, Haxhiu ka ironizuar me një foto të kreut të LVV-së, Albin Kurtit dhe kandidatit për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi duke ngrënë fli. Ai e ka pyetur Kurtin se pse nuk po u çon fli edhe mjekëve në QKUK, shkruan Gazeta Express.
“Prioritet i LDK-së dhe LVV-së që jemi sot këtu, nuk ka qenë pandemia, por ka qenë politika dhe pushteti, prandaj kemi do sfilata me flia dhe nuk kemi asnjë vizitë, as të Arben Vitisë e as të Albin Kurtit e as të Avdullah Hotit në QKUK me i pa dhe me i mbështet mjekët atje. Me ua çu kahpak fli edhe atyre atje që po bëjnë kujdestari edhe me ua dhënë rrogat të cilat i meritojnë”, ka thënë Haxhiu.
Ai ka ngritur edhe shqetësimin për numrin e testimeve brenda ditës, të cilin e konsideron të vogël, ndërsa shton se Kosova ka kapacitete që të testojë shumë më shumë qytetarë për COVID-19.
“Qytetarët po kërkojnë përgjigje nga dy qeveritë Hoti e Kurti, pse e kemi numrin më të vogël të testimeve në Evropë, përjashto Shqipërinë që ka një testim më të ulët?; Pse u dashtë 5 muaj që Kosova t’i bëjë më shumë se 500 teste?; Përse u dashtën më shumë se 8 muaj të kalojnë që Kosova t’i bëjë 1000 teste?; Prej fillimit ju kemi thënë që Kosova ka kapacitet”, ka thënë Haxhiu.
Ai ka propozuar testime grupore dhe familjare.
Të tjera
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...
-
Hoxhaj: Qytetarët që menduan se me Kurtin vjen ndryshimi, ta korrigjojnë atë – ta shohin PDK-në si adresë politike
Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qy...
-
Gjeneral Jashari: FSK mbështet Ukrainën në përballje me agresionin e Rusisë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari...
-
Kurti pritet nga Baerbock, kërkon mbështetjen gjermane deri në anëtarësimin e Kosovës në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Ministrja e Ja...
-
Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie
Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e ...