Deputeti i LVV-së: S’ka arsye për greva, SBAShK po përdoret për politika ditore
Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 11 September 2022
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, thotë se s’ka asnjë arsye për greva në Kosovë. Sipas tij, kërkesat e SBAShK-ut janë të artikuluara pa përmbajtje dhe se ata në elemente të caktuara po përdoren për politika ditore.
Rrustemi për KosovaPress, flet për përplasjen e ekzekutivit me krerët e sistemit të drejtësisë, nevojën për konsensus në Kuvend sa i përket vettingut dhe dialogun Kosovë-Serbi.
“S’ka arsye për greva. Unë e kuptoj që secila kategori shoqërore kërkon përmirësim të kushteve të përgjithshme, por në rastin konkret nuk ka çështje ose arsye që mund të justifikojë sakrifikimin e fëmijëve duke privuar nga mësim-nxënja… Kërkesat janë të artikuluar pa përmbajtje, jashtëzakonisht shabllon dhe unë s’kam asnjë dyshim, kjo natyrisht që nuk i përfshinë si kategori të gjithë mësimdhënësit, pasi jam i bindur se Kosova ka mësimdhënës të përkushtuar, por s’ka asnjë dilemë që në prapavijë edhe si veprim dhe si struktura në këtë rast SBAShK-u, në elemente të caktuara po përdoren për politika ditore që nuk do të duhej të lejonin si kontingjent për mësimdhënie”, thotë ai.
Rrustemi, i cili është edhe kryetar i komisionit për legjislacion në Kuvend, thotë se reforma në drejtësi nuk duhet t’i pengojë askujt, e aq më pak Këshillit Prokurorial dhe Këshillit Gjyqësor. Ai shton se nuk duhet të ketë përballje dhe përplasje në raport me një synim të tillë.
“Nuk duhet të ketë përballje dhe përplasje në raport me një synim të tillë. Mua më vjen keq që shpesh herë ka dallime të cilat në pamjen e përgjithshme duket si një përpjekje nga disa eksponentë për të ruajtur të vjetrën. Kjo është e papranueshme dhe nuk mundemi të tolerojmë një gjendje të tillë në sistemin e drejtësisë. Në anën tjetër, është pikëpamja për rritur efikasitetin dhe pavarësinë”, thekson Rrustemi.
Pas dorëzimit të materialit për vetingun në Kuvend, Rrustemi, thotë se konsensusi ndërpartiak është i nevojshëm dhe i munduar.
“Vettingu është dorëzuar në Kuvendin e Kosovës, siç ka qenë kërkesë e opozitës. Ajo ka kërkuar që pronësinë për këtë dokument të rëndësishëm të marrë Kuvendi i Kosovës si institucioni më i lartë, dakord, ne jemi pajtuar. Ministrja e Drejtësie dhe kryeministri kanë dorëzuar pakon e materialeve të përgatitura deri në këtë fazë. Tash i mbetet Kuvendit të Kosovës si institucion, jo si mazhorancë, pres që kryetari i Kuvendit dhe gjitha grupet parlamentare të adresojnë këtë çështje. Mendoj se konsensusi është i nevojshëm dhe i mundshëm. Vettingu është një proces sa i domosdoshëm në Kosovë dhe aq më i dobishëm”, shton ai.
Nga ana tjetër, lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, Rrustemi thotë se po dëshmohet se parimi i reciprocitetit është zgjidhja e duhur deri në arritjen e marrëveshjes finale me njohjen reciproke në qendër të saj.
“Kosova e ka pa dhe e sheh reciprocitetin si princip të këtij dialogu. Vendet duhet të trajtojnë njëra-tjetrën në mënyrë të barabartë, duhet të sillen në mënyrë reciproke, pasi vetëm kështu mund t’i kontribuojmë normalizimit të raporteve dhe fqinjësisë së mirë. Për ne nuk ka opsion tjetër, përveç puna dhe angazhimi për marrëveshjen përfundimtare, ndërkombëtarisht dhe ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër”, përfundon Rrustemi./kp
Të tjera
-
Vidhet vetura nga një punëtori në Graçanicë
Një person ka raportuar se i është vjedhur vetura që e kishte në punëtori. ...
-
Dialogu, takimi i radhës mes kryenegociatorëve mbahet në dhjetor
Takimi i radhës Kosovë-Serbi mes kryenegociatorëve do të mbahet në muajin dhj...
-
Në janar hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Deputeti gjerman: Serbia nuk luan dot me Kosovën, bisedime të reja pas zgjedhjeve
Nisja e punës së Komisionit të zgjedhur Evropian mund të shërbejë si përshpej...
-
Hoxhaj sot nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, sot pritet t’i jepet titulli “Doctor H...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
U vendosën në mënyrë të fshehtë. Por Policia e Kosovës, për tre ditë radha...
-
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës
Sot nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka një...
-
“16 Ditët e Aktivizmit”, fillon sot fushata kundër dhunës me bazë gjinore
Sot nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë, fillon fushata globale “16 Di...
-
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojmë shpifjet e Faton Pecit
Korporata Bujqësore “KRUSHA” bashkë me Fahrije Hotin, sot do të mbajnë konfer...
-
Ekspertët: Zbutja e varfërisë mund të zbusë krizën e migracionit
Ekspertët thonë se varfëria dhe uria janë faktorët kryesorë që shkaktojnë kri...
-
Deputeti i GUXO-s: Sjellja e Faton Pecit ka qenë rrënuese për partinë GUXO
Deputeti Burim Meta në “Reel Talk” tha se Faton Peci, i cili është kryetar i ...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...