Lajme

Deputeti i LDK-së tregon gjendjen e tij pas infektimit me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 17:47 | 04 July 2020

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Visar Hoti, është i katërti i infektuar me COVID-19 nga partia që drejton Isa Mustafa.

Hoti ka thënë se ka rezultuar pozitiv pas kontaktit që ka pasur me disa nga kolegët e tij, megjithatë kë shtuar se nuk ka simptoma.

“Dje e kam marrë rezultatin ku del se jam pozitiv me Covid-19. Nga e hëna jam në vetizolim, pas konfirmimit se disa kolegë të mi kanë dalë pozitivë me të cilët kam pasur kontakt. Jam mire me shëndet. Nuk kam asnjë simptomë, përveç që rezultati i testimit ka dalë pozitiv”, ka thënë ai për Klan Kosova.

-Advertisement-

Deputetët e LDK-së Arben Gashi dhe Haxhi Avdyli ditë më parë konfirmuan se janë pozitivë në koronavirus dhe se janë në vetizolim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera