Lajme

Deputeti gjerman e fut Kosovën në kartolinat e tij të fundvitit

Autori: Gazeta inFokus 07:44 | 19 December 2024

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka bërë të ditur se Kosova është pjesë e kartolinave të fundvitit në Gjermani.

Ajeti tha se Kosova po përfaqësohet bukur në kartolinën për Krishtlindje të kryetarit të Komisionit për Politikë të Jashtme të Bundestagut dhe deputetit gjerman, Michael Roth.

“Republika jonë, pjesë e kartolinave të fundvitit të miqve tanë. Kënaqësi të shoh se Republika e Kosovës është kaq bukur e përfaqësuar në kartolinën për Krishtlindje të mikut tonë, Michael Roth, kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme të Bundestagut gjerman”, ka shkruar Ajeti në një postim në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera