Lajme

Deputeti britanik Vickers, pas takimit me Kurtin e fton ta vizitojë Mbretërinë e Bashkuar

Autori: Gazeta inFokus 19:11 | 16 February 2023

Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti deputetin britanik nga radhët e Partisë Konservatore, Martin Vickers.

Siç njofton zyra e Kryeministrisë, Kurti shprehu mirënjohjen e tij dhe të popullit të Kosovës për ndihmën dhe kontributin e Mbretërisë së Bashkuar për çlirimin, pavarësimin dhe zhvillimin e Kosovës.

Ai e njoftoi Vickers për zhvillimet aktuale politike në vend dhe për punën e Qeverisë, që në muajin e ardhshëm shënon 2-vjetorin e formimit.

-Advertisement-

“Vëmendje e veçantë iu dha mjedisit të të bërit biznes, rolit të funksionalizimit të Gjykatës Komerciale në atë drejtim, dhe ofertës së Kosovës për investime të huaja nga investitorë dhe kompani nga Mbretëria e Bashkuar. U diskutua edhe për potencialin e Kosovës në energjinë e ripërtëritshme dhe potencialin e investimeve në këtë sektor”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, Vickers u shpreh i kënaqur që është në Kosovë në vigjilje të festimin të 15-vjetorit të Pavarësisë, marrë parasysh raportet e forta bilaterale ndërmjet dy vendeve.

Duke pasur në konsideratë potencialin që ofron Kosova për investitorë të huaj dhe marrëdhëniet e ngrohta ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, Vicker ftoi Kurtin që në një kohë të përshtatshme ta vizitojë Mbretërinë e Bashkuar me qëllim thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit, sidomos në rrafshin ekonomik dhe të shkëmbimeve tregtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera