Lajme

Deputetët i bashkohen Vasfije Krasniqit në thirrjen për drejtësi për viktimat e dhunës seksuale

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 19 October 2021

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi para fillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës ka paraqitur para kolegëve të saj deputet fleta të bardha me mbishkrimin e iniciativës “ReallyForHerJustice”, iniciativë kjo që kërkon drejtësi për dhunimet seksuale gjatë luftërave në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Kroaci.

Krasniqi, e cila një ditë më parë ka takuar edhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani e cila i është bashkuar kësaj thirrje, sot ka gjetur mbështetje edhe nga kolegët e saj deputet.

Ajo është parë para fillimit të seancës duke fotografuar kolegët e saj nga parti të ndryshme, si Behgjet Pacolli, Enver Hoxhaj e  Shqipe Mehmeti – Selimi të cilët mbanin në dorë këtë mbishkrim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera