Lajme

Deputetët e përkohshëm të Kuvendit të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 08:18 | 30 June 2017

Shpend Ahmeti ka hequr dorë nga mandati i ri i deputetit për të vazhduar punën në Komunën e Prishtinës. Ai do të rikandidojë në zgjedhjet e tetorit për ta rimarrë komunën më të madhe në vend. Për shkak të zgjedhjeve komunale postin e deputetit pas pak muajve do ta lëshojnë edhe Daut Haradinaj, Labinot Tahiri, Zafir Berisha, Agim Aliu, Aida Dërguti, …

Ndonëse kanë marrë besimin e qytetarëve për t’i përfaqësuar ata në Kuvendin e Kosovës disa prej deputetëve të legjislaturës së re pritet të heqin dorë nga posti i deputetit. Shumë prej tyre do të kandidojnë e do të rikandidojnë në zgjedhjet e 22 tetorit 2017 nëpër komuna.

Shpend Ahmeti, Daut Haradinaj, Zafir Berisha e Labinot Tahiri janë vetëm katër prej deputetëve të zgjedhur, të cilët pritet të angazhohen në zgjedhjet e sivjetme lokale. Pos këtyre treve, të cilët tashmë kanë zyrtarizuar kandidimin e tyre, pritet që edhe një numër i konsiderueshëm i deputetëve të tjerë ta sfidojnë veten në zgjedhjet lokale.

-Advertisement-

Emra të përfolur deri më tash janë: Agim Aliu, Zenun Pajaziti, Lumir Abdixhiku, Aida Dërguti e shumë figura të tjera të legjislaturës së ardhshme, të cilët ende nuk kanë zyrtarizuar asgjë në këtë drejtim. Mirëpo, pos këtyre ka edhe të atillë që pritet të japin dorëheqje nga ky post pa qenë fare të angazhuar në zgjedhjet komunale. I tillë është deputeti i “Vetëvendosjes” Adem Mikullovci, i cili ka bërë të ditur se mund të mos shkojë fare në Kuvend, sado që ka marrë besimin e popullit. /Zëri/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera