Lajme

Deputetët e PDK-së shkojnë në sallë

Autori: Gazeta inFokus 18:48 | 04 September 2018

Udhëheqësi i seancës së sotme, Xhavit Haliti dhe disa deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës tashmë kanë hyrë në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Veç deputetëve të PDK-së, në sallë është edhe deputeti i Nisma-së, Milaim Zeka, shkruan gazeta inFokus.

Në këtë seancë pritet të votohet ekipi negociator i propozuar nga Qeveria.

-Advertisement-

Seanca ishte paralajmëruar të fillonte në orën 18:00 ndërsa kanë kaluar më shumë së 20 minuta dhe ende nuk ka filluaë.

Gazeta inFokus pak minuta më parë ka kontaktuar me deputeten e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu e cila ka deklaruar se janë duke punuar për protesta, që ta ndalin presidentin Hashim Thaçi.

Haxhiu ka theksuar se po shihet se protestat se janë të pashmangshme.

“Qeveria me çdo kusht po tenton të pengoj çfarëdo veprimi të opozitës me qëllim të ndalimit të Thaçit. Në këtë drejtim ne shohim që protestat janë të pashmangshme dhe ne jemi duke u angazhuar në këtë drejtim. Ne konsiderojmë që së pari Thaçi duhet të ndaloj çfarëdo takimi në emër të Kosovës sepse nuk ka mandate e sidomos s’ka mandate për të bërë pazare me territorin e vendit”, deklaron Haxhiu./inFokus

Lexo edhe: Haxhiu: Protestat të pashmangshme, po punojmë në këtë drejtim

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera