Deportimi i zyrtarëve turk i jashtëligjshëm
Autori: Gazeta inFokus 17:17 | 30 March 2018
U deportuan për në Turqi pak orë pas arrestimit.
E ky veprim i marrë nga Institucionet kosovare për gjashtë shtetasit turk u përcoll me kritika të shumta, shkruan Infokusi.com
Madje po konsiderohet edhe i jashtëligjshëm.
Avokati, Tahir Rrecaj ka thënë për Infokusin se deportimi i gjashtë shtetasve turk pak orë pas arrestimit është i jashtëligjshëm. Me këtë veprim janë shkelur ligjet vendore, kriteret kushtetuese dhe Konventa e të drejtave të njeriut.
‘Unë konsideroj që dje Kosovë me deportimin e shtetasve turk nuk janë respektuar kriteret as me ligjet vendore, as kriteret kushtetuese dhe po ashtu i ka shkelë edhe Instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, konventën evropiane e cila rregullon çështjen e depërtimit dhe ekstradimit të shtetasve të huaj’, ka thënë Rrecaj.
Ai madje ka shtuar se deportimi ka dëmtuar rëndë imazhin e Kosovës.
‘Kjo nuk ka guxuar të ndodhe sepse dëmton rëndë edhe imazhin e drejtave të Kosovës, dëmton demokracinë dhe shkel rëndë të drejtat e njeriut’, ka thënë ai.
Rrecaj ka thënë gjithashtu se shtetasit turk të depërtuar mund të bëjnë ankesë ndërsa Gjykata kompetente do të marrë një vendim rreth urdhrit të lëshuar për depërtim.
‘Siç është e rregulluar me ligjin për të huaj secili person që duhet të depërtohet nga territori i Republikës së Kosovës ka të drejtë ankesë kundër urdhrit për deportim të lëshuar nga autoritetet vendore dhe lidhur me atë urdhër duhet të vendosë gjykata kompetente.’, ka thënë ai.
Ndërsa rreth ekstradimit, Rrecaj ka thënë se duhet provuar të gjitha mjetet juridike ndërsa fjala e fundit bie mbi ministrin e Drejtësisë.
‘Në qoftë kemi të bëjmë me procedurën e ekstradimit pas kërkesës së shtetit kërkues atëherë këto procedura duhet të zhvillohen nga ana e Prokurorisë dhe Gjykatës komente të cilat po ashtu kundër vendimit të Gjykatës i kërkuari për ekstradim ka të drejtë ankese dhe derisa të shteren të gjitha mjetet juridike ai nuk ekstradohet. Por në situatat kur edhe instanca e fundit, Gjykata lejon ekstradimin atëherë është në kompetencën e ministrit të Drejtësisë që të lejojë ose jo ekstradimin sepse çështjet e ekstradimit janë pak a shumë edhe të karakterit politik’, ka thënë ai.
Institucioni Arsimor Gylistan ka në pronësi shkollat ’ Mehmet Akif’ në të cilën përfshihen kopshte, institucione parashkollore, shkolla fillore dhe të mesme në gjithë Kosovën
Mëngjesin e së enjtes gjashtë shtetas turq, drejtues të Shkollës “Mehmet Akif” në Kosovë, u arrestuan dhe më pas u deportuan për në Turqi.
E të premten kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj u ka dërguar kërkesë shefit të AKI-së, Driton Gashit dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefajt për lirim nga detyra pas mos informimit rreth ndërprerjes së leje qëndrimit, ndalimit dhe depërtimit urgjent të gjashtë qytetarëve turk nga Kosova për në Turqi.
Të parin kryeministri nuk mund ta shkarkojë i vetëm pasi emërimi i tij bëhet nga Presidenti i Kosovës dhe Kryeministri dhe e njëjta procedurë duhet ndjekur edhe për shkarkimin e drejtorit të AKI-së.
Infokusi pak minuta më parë kishte raportuar se shefi i AKI-së, Driton Gashi gjatë ditës do t’ia ofroi dorëheqjen e tij, duke mos pritur kështu shkarkimin nga Presidenti të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.(Agnesa Çitaku)/INFOKUSI
Të tjera
-
‘Tita’ i dyshuar për vrạsjen në Gjilan ka të kaluar krịminale, në fillim të vitit thẹri me thịkë dy persona te kazinotë
Një rast i rëndë u shënua të enjten në mesditë, në qytetin e Gjilanit, ku një...
-
Aktakuzë kundër 26 zyrtarëve policorë, të dyshuar për “Marrje ryshfeti” në pikën kufitare Vërmicë
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjyka...
-
Arrestohen dy burra në veri për vjedhje të pyllit, Policia ua sekuestron mjetet me dru, sharrat dhe dy radiolidhje
Dy persona janë arrestuar në Mitrovicë të Veriut, nën dyshimin për vjedhje të...
-
Hamza në Gjermani takon njerëzit e Scholz dhe Baerbock, flet për vizionin e tij për ekonomi e investime të huaja
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka njoftuar se është duke q...
-
Deri më 26 dhjetor mund të ndërrohet Qendra e Votimit brenda komunës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se vazhdon të jetë i hapur afati p...
-
Policia shqiptoi mbi 2 mijë e 400 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Osmani diskuton me kryeministrin estonez për anëtarësimin e Kosovës në KiE
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të samitit të Komunitetit Poli...
-
Rama me një përqafim ndryshe për Zelenskyn
Kryeministri Edi Rama i ka dhuruar një përqafim ndryshe presidentit ukrainas,...
-
Braktis veturën në Bubë të Zubin Potokut dhe ik, në të kishte birra të kontrabanduara
Policia e Kosovës njofton se Njësiti i KFOR-it ka hasur në një veturë të cilë...
-
“Vajza 30 vjeçare kërkonte divorcin për nënën sepse babai i kishte kërcëṇuar t’i vrịste”, avokatja rrëfen rastin e rëndë
Avokatja, Rovena Tujani – Klinaku ka treguar për njërin prej rasteve më të rë...
-
Përleshje masive në Istog, arrestohen katër të dyshuar
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar katër persona pasi të njëj...
-
Përleshjet në Amsterdam, Izraeli do dërgojë ekip shpëtimi për evakuimin e tifozëve
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka urdhëruar dërgimin e menjëher...