Dënohet me 8 vjet burg i akuzuari për trafikim me njerëz dhe lëndim të lehtë trupor
Autori: Gazeta inFokus
12:23 | 17 Tetor 2026
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka shpallur aktgjykimin ndaj të akuzuarit me inicialet B.S., i cili është shpallur fajtor për veprat penale të trafikimit me njerëz dhe lëndimit të lehtë trupor.
Sipas njoftimit të gjykatës, i akuzuari është dënuar me dënim unik prej tetë vjetësh burgim.
Po ashtu, gjykata ka vendosur që të akuzuarit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.
“Obligohet i akuzuari që në emër të paushallit gjyqësor të paguaj shumën prej 200 euro si dhe në emër të kompensimit të viktimave të krimit shumën prej 50 euro, të gjitha këto pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Pala e dëmtuar, për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontekst të rregullt juridiko-civil. Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, brenda afatit prej 30 (tridhjetë) ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Po ashtu rasti lidhet edhe me raportimin e ish-drejtoreshes komunale nga Mitrovica, Valmire Sylejmani, ku më 11 shkurt të vitit të kaluar, kishte publikuar një histori të rëndë të dhunës dhe shfrytëzimit që, sipas saj, kishte përjetuar Adilja, një grua me probleme të shëndetit mendor.
Ajo kishte ngritur alarmin për shfrytëzimin seksual dhe material të gruas, detyrimin për të kërkuar lëmoshë dhe dhunën fizike që pretendohej se ushtrohej ndaj saj.
Në reagimin e saj të publikuar dje, Sylejmani është shprehur e kënaqur me vendimin e drejtësisë, duke theksuar rëndësinë e raportimit të rasteve të tilla dhe të mosheshtjes përballë padrejtësive.
Ajo ka falënderuar gjithashtu avokatin Hamdi Jashari, i cili, sipas saj, e kishte marrë përsipër përfaqësimin e rastit pa pagesë dhe e kishte ndjekur atë deri në fund.
Sylejmani ka bërë thirrje që qytetarët të raportojnë dhunën dhe padrejtësitë, duke theksuar se edhe zëri i një qytetari mund të jetë i rëndësishëm në rrugën drejt drejtësisë.

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...

































