Lajme

Dënohet me 6 vjet burg e 3 vjet ndalim vozitje i akuzuari për rrezikim të trafikut publik

Autori: Gazeta inFokus 13:49 | 13 October 2026

Gjykata Themelore në Pejë, dega në Istog, ka njoftuar ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit O.H., duke e dënuar me 6 vjet burgim dhe 3 vjet ndalim të drejtimit të automjetit, lidhur me akuzën për “Rrezikim të trafikut publik”,.

Njoftimi

Gjykata Themelore në Pejë shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit O.H.

-Advertisement-

Pejë, 12 tetor 2026 – Gjykata Themelore në Pejë – Dega në Istog, më 12.10.2026, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit O.H., për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”, nga neni 370, paragrafi 9, lidhur me paragrafët 6 dhe 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të pandehurit i është shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) vjetësh, si dhe dënim plotësues – ndalimi i drejtimit të automjetit në kohëzgjatje prej tre (3) vjetësh. Dënimet do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy