Sport

Denis Suarez drejt largimit nga Barcelona

Autori: Gazeta inFokus 15:08 | 02 January 2019

Mesfushori spanjoll nuk është i lumtur te skuadra katalanase.

Denis Suarez do të largohet nga Barcelona, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mundo Deportivo raporton që futbollisti spanjoll i ka kërkuar klubit ta lejojë largimin e tij pasi këtë sezon nuk po luan fare.

-Advertisement-

Suarez ka startuar vetëm në dy ndeshje këtë sezon dhe e ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij për mënyrën sesi po trajtohet nga trajneri Ernesto Valverde.

Ai ka kontratë edhe për 18 muaj me Barçën, por gjatë janarit do të largohet nga Camp Nou.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera