Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së – Kërkohet angazhim diplomatik për ish-krerët e UÇK-së dhe mbikëqyrje e Ligjit për Specialen
Autori: Gazeta inFokus
14:55 | 13 October 2026
Angazhimi i diplomacisë parlamentare në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të dënuar në shkallë të parë nga Gjykata Speciale në Hagë, ishte një nga çështjet kryesore të diskutuara në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme.
Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kërkuan që në planin e punës së komisionit të përfshihet angazhimi diplomatik për ish-krerët e UÇK-së, si dhe mbikëqyrja e zbatimit të ligjeve, raporton KosovaPress.
Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, tha se çështja e ish-krerëve të UÇK-së duhet të trajtohet me prioritet, duke kërkuar mobilizimin e mekanizmave shtetërorë dhe diplomacisë parlamentare për mbështetjen e tyre.
Sipas tij, përmes grupeve të miqësisë dhe përfaqësimit parlamentar në arenën ndërkombëtare, Kosova duhet të angazhohet në aspektin diplomatik, ligjor dhe lobues.
“Sa i përket angazhimit dhe mbrojtjes së këtij ligji, diplomacisë parlamentare që mund të funksionojë përmes grupeve të miqësisë, duhet të kemi një vëmendje të veçantë sa i përket të akuzuarve dhe dënuarve në shkallë të parë në Hagë”, deklaroi Reçica.
Ai shtoi se institucionet duhet të shfrytëzojnë mundësitë ligjore për mbështetjen e atyre që, sipas tij, janë dënuar padrejtësisht.
Ndërkohë, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, kërkoi që komisioni të përcaktojë edhe ligjet, zbatimin e të cilave do ta mbikëqyrë gjatë këtij sesioni parlamentar.
Ajo theksoi se mbikëqyrja e zbatimit të ligjeve është përgjegjësi e komisioneve parlamentare dhe se duhet të shfrytëzohet koha e mbetur deri në fund të vitit për këtë proces.
“Është mirë me përcaktua edhe mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve. E kemi obligim si komisione parlamentare mbikëqyrjen e një ligji për një sesion”, tha Kadrijaj.
Në mbledhje u diskutua gjithashtu për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, dialogun me Serbinë dhe rolin e Kuvendit në zhvillimet që lidhen me Dhomat e Specializuara.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, vlerësoi se Komisioni për Punë të Jashtme ka pasur rol të rëndësishëm në koordinimin me Ministrinë e Punëve të Jashtme gjatë procesit të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Ai kërkoi që edhe në raport me dialogun dhe zhvillimet e tjera ndërkombëtare të krijohet një mekanizëm i qartë komunikimi dhe mbikëqyrjeje ndërmjet Kuvendit dhe institucioneve përgjegjëse.
“Në këtë fazë të zhvillimeve që lidhet edhe me Dhomat e Specializuara dhe veprimet e Kuvendit duhet me pas një rol mbikëqyrës dhe mekanizëm që duhet të ndërtohet në komunikim për me subordinu këtë dialog me Kuvendin”, deklaroi Haziri.
Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, tha se plani i punës mund të rishikohet, në mënyrë që të përcaktohen prioritetet e përbashkëta dhe të koordinohen angazhimet e deputetëve në organizatat ndërkombëtare.
Sipas saj, komisioni duhet të funksionojë përtej dallimeve politike, duke vendosur në plan të parë interesat shtetërore.
“Komisioni për Punë të Jashtme është përtej çështjeve dhe bindjeve individuale, pasi është çështje e shtyrjes përpara të interesit tonë kombëtar”, theksoi Kryeziu-Hyseni.
Në këtë mbledhje, komisioni miratoi edhe projektligjin për ndryshimin e ligjit për ndarjet buxhetore.
Kjo ishte mbledhja e parë e Komisionit për Punë të Jashtme pas konstituimit të tij më 13 shtator./Gazeta Infokus

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e m...
-
Xhavit Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë
Ish-deputeti i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka komentuar vendimet e veçanta të Ko...
-
Kurti: Dokumentimi i krimeve të luf*tës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin e punës së Instituti...
-
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin amerikan në Prishtinë, diskutohet siguria në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Roberto Vergori, është takuar sot në kampin “Film City”...
-
“Sa shumë marrëzi e sa pak marre” – Dakaj për arsyetimin e Ramës rreth skandalit me shiritin që kushton 12 euro e paguhet 3.500 euro
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka reaguar ashpër ndaj sqarimit të kryetarit të Prish...
-
Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, policia nis hetimet
Një person është gjetur pa shenja jete të premten mbrëma në Prishtinë, shkrua...
-
Djali i Anton Qunit betohet si ushtar i Kroacisë: Dritoni do të mbetet përfaqësues i traditës shqiptare
Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Anton Quni, ka bërë të ditur se djali i t...
-
Ymeri: Prokuroria e vërtetoi se ka pasur manipulime në çmimet e energjisë elektrike – u tregtua sikur në “pazar”
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, në EURO n’T7 ka thë...
-
Ganimete Musliu nuk e përjashton kandidimin për kryetare të PDK-së: Ka ardhur momenti që partia të udhëhiqet nga një grua
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se ...
-
Kurti pranoi paportin vjetor të punës së Institutit të Krim*eve të Kryera gjatë Luf*tës në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot Institutin e K...
-
Presidentja Shiroka Pula takon kryetarët e komunave, iu premton përkrahje
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar sot m...
-
Ndryshimet në pozitat udhëheqëse të Policisë, Musliu kërkon dokumentacion zyrtar: Ende nuk kam marrë përgjigje
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar...

































