Lajme

Dënime të reja për partitë politike gjatë fushatës

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 07 June 2017

Partitë politike janë gjobitur me 41,900 Euro pas 24 ankesa të paraqitura nga rrjeti i OJQ-ve, “Demokracia në Veprim”, rrjet ky që monitoron procesin zgjedhor në vend.

Kjo është bërë e ditur nga Ismet Kryeziu në një postim në  profilin e tij në Facebook.

“Partitë Politike gjobiten me 41,900 Euro, për 24 ankesa të paraqitura nga DnV-ja. Demokracia në Veprim ju bënë thirrje subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre që të largojnë materialet e fushatës zgjedhore, posterët, njoftimet nga hapësirat publike që përfshijnë shtyllat elektrike, shenjat e komunikacionit, transformatorët e energjisë elektrike, drunjtë dhe objektet tjera publike, kulturore, fetare dhe të tjera siç përcaktohen në nenin 33 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Gjithsej numri i ankesave të shqyrtuara të cilat janë paraqitur nga DnV-ja arrin në 24, ndërsa në proces të trajtimit në PZAP janë edhe 30 ankesa të tjera të dorëzuara vetëm Demokracia në Veprim”, ka shkruar Kryeziu.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera