Sport

Dëmtim më i rëndë seç dukej, Pogba rrezikon Botërorin e Katarit!

Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 28 July 2022

Dëmtimi i Paul Pogba është më i rëndë seç dukej. Aventura e dytë me Juventusin ka nisur keq për mesfushorin francez, i cili do detyrohet t’i nënshtrohet një operacioni për dëmtimin e meniskut në miqësoren e 23 korrikut ndaj meksikanëve të Guadalajara Chivas.

Në fillim u fol për një mungesë deri në dy muaj nëse 29-vjeçari kryen ndërhyrje kirurgjikale, por tashmë ai rrezikon pjesëmarrjen në Botërorin Katar 2022, që fillon më 21 nëntor dhe përfundon më 18 dhjetor.

GDS shkruan se mesfushori mund të rikthehet në fushë në vitin 2023! Juventusi dhe Franca janë në ankth për shkallën e dëmtimit. Operacioni është i paevitueshëm, teksa rikthimi në vitin e ardhshëm është skenari më i keq i mundshëm.

-Advertisement-

Në fillim u përfol për një ndërhyrje të menjëhershme, por palët nuk po nxitohen. Pogba do të bëjë kontrolle të tjera, ndërkohë që do të konsultohet me mjekët e Juves dhe kombëtares franceze për të marrë vendimin më të mirë.

Mesfushori ishte një nga pikat më të forta të skuadrës së Didier Deschamps në Rusi 2018, kompeticion ku Franca triumfoi dhe dërgoi trofeun e Kupës së Botës për herë të dytë në Paris.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera