Sport

Demolohen dhomat e zhveshjes të Dritës nga futbollistët e Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 21:22 | 08 July 2020

Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës ka përfunduar mes shumë tensioneve dhe incidenteve. Kryeqytetasit janë ndarë tejet të pakënaqur me mënyrën e ndarjes së drejtësisë, teksa pas ndeshjes kanë patur akuza të shumta, shkruan Gazetasheshi.

‘Bardhekaltërit’ kanë aluduar në referimin që u bë në këtë ndeshje me ç’rast Visar Bekaj u përjashtua me të kuq në një rast shumë diskutabil.

Gjatë protestave pas ndeshjes në drejtim të gjyqtarit kryesor Kreshnik Vula, u lënduan kryetrajneri i Prishtinës, Armend Dallku, mbrojtësi Labinot Ibrahimi dhe disa pjesëtarë të klubit, pasi që u qëlluan me sprej nga Policia e Kosovës.

-Advertisement-

Tensionet vazhduan edhe më vonë, teksa futbollistët e Prishtinës nuk mbajtën nervat, teksa demoluan dhomat e zhveshjes ku ishin të vendosur, pikërisht ato të FC Dritës, rivalit direkt për titullin kampion.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera