Lajme

Demhasaj thotë se Kurti e ka bërë “kurban” Bislimin për marrëveshjen për targat

Autori: Gazeta inFokus 21:43 | 24 November 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka dashur ta nënshkruaj vetë marrëveshjen për targat dhe e ka bërë “kurban” zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi. Kështu ka thënë Analisti, Arton Demhasaj.Demhajsaj në emisionin “Këndi i Debatit” tha se marrëveshja e nënshkruar të mërkurën nga ajo çfarë është diskutuar të hënën.

“Përmbajtja është e njëjtë por në njëfarë mënyre kryeministri Kurti nuk ka dashur vetë të nënshkruaj, sepse për të është shumë e rëndësishme emri i tij dhe e ka bërë “kurban” zëvendëskryeministrin, zoti Bislimi, pasi që i ra atij radha ta nënshkruaj një marrëveshje që përmbajtjen e ka të njëjtë, domethënë nuk dallon asgjë nga ajo qe e kemi parë të hënën çka është diskutuar, ka qenë kërkesa e njëjtë”, tha ai.Demhasaj thotë se Kurti nuk ka dashur ta nënshkruaj këtë marrëveshje vetë për shkak të emrit tij pasi që thekson se marrëveshja është e njëjtë dhe nuk dallon nga ajo e të hënës.

Tutje Demhasaj thekson se marrëveshja nuk ka afat pasi që sipas tij, këto vetura me ato tabela që i kanë për të vepruar edhe një periudhë derisa të bëhet një marrëveshj e re që e kufizon.“Marrëveshja nuk ka afat, Serbia e ka mbyllur zyrën në Rashkë dhe ajo zyre më nuk prodhon tabela të reja mirëpo me këtë marrëveshje të paafatizuar këto vetura që i kanë tabelat çfarë i kanë ilegale kanë për të vepruar edhe një periudhë deri sa nuk bëhet edhe një marrëveshje e re që e kufizon”, tha Demhasaj.

-Advertisement-

Kosova dhe Serbia, të mërkurën mbrëma kanë arritur marrëveshje për targat, në Bruksel. Takimi mes kryenegociatorit kosovar, Besnik Bislimi dhe atij serb, Petar Petkoviq ka përfunduar me marrëveshje.Ndryshe, ky takim në Bruksel është zhvilluar vetëm dy ditë pas një takimi që ka rezultuar pa marrëveshje mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me çështjen e targave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera