Lajme

Demhasaj reagon pas raportimit të Infokusit: Skandal mbi skandal, kemi të bëjmë me kapje të shtetit dhe shitje të pasurisë publike

Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 06 June 2026

Analisti Arton Demhasaj ka reaguar pas raportimit të Gazetës Infokus lidhur me shitjen e një prone publike mbi 2500 metra katrorë babait të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, përmes Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Përmes një reagimi publik, Demhasaj e ka cilësuar rastin si një skandal të rëndë, duke thënë se nëse raportimet rezultojnë të vërteta, atëherë bëhet fjalë për kapje të shtetit dhe keqpërdorim të pasurisë publike.

“Skandal mbi skandal! Kur pushteti përdoret për interesa familjare e partiake, shteti shndërrohet në pronë private. Nëse këto raportime dalin të vërteta, atëherë kemi të bëjmë me kapje të shtetit, fshehje dokumentesh dhe shitje të pasurisë publike”, ka deklaruar Demhasaj.

-Advertisement-

Ai ka kritikuar ashpër mënyrën e qeverisjes, duke thënë se qytetarëve u flitet për drejtësi dhe barazi, ndërsa, sipas tij, në prapaskenë bëhen pazare për përfitime të njerëzve të afërt me pushtetin.

“Qytetarëve u flasin për drejtësi e barazi, ndërsa prapa skenës bëjnë pazare për njerëzit e tyre dhe pasurinë e Kosovës e trajtojnë si mall personal”, është shprehur ai.

Në fund të reagimit, Demhasaj ka theksuar se Kosova ka nevojë për institucione të pastra dhe sundim të ligjit.

“Kosova meriton institucione të pastra, drejtësi të barabartë dhe shtet që i shërben qytetarit, jo klaneve politike”, ka përfunduar ai.

Gazeta Infokus ka raportuar se prona në fjalë është shitur me procedurë të shitjes direkte dhe pa tender, duke ngritur dyshime për favorizim dhe keqpërdorim të pasurisë publike.

LINKU I ARTIKULLIT

EKSKLUZIVE: Albin Kurti përmes AKP-së i shet pa tender pronë 2524m² babait të deputetit Valon Ramadani, i fsheh emrin në dokumente

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy