Lajme

Dema çdo muaj do të pijë kafe me studentët e UP-së

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 13 November 2018

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema ka zgjedhur të pijë kafen e mëngjesin me studentë të UP-së.

Ai të martën është takuar me rreh 20 studentë me të cilat ka biseduar rreth shqetësimeve të tyre, shkruan Gazeta inFokus.
Dema ka kërkuar gjithashtu dhe idetë e tyre për përmirësimin e jetës studentore në UP.

“Në universitetin tonë studenti është në qendër. Në këtë rrugëtim, ne dëshirojmë që të jeni ju ata që do të vazhdoni dhe ideoni tutje transformimin e këtij universiteti. Unë pres nga ju shumë angazhim dhe ide në rrugëtimin drejt ndryshimit të UP-së, sepse pa ndryshimin e Universitetit të Prishtinës nuk ka ndryshim të Kosovës,” tha Dema.

-Advertisement-

Ai po ashtu këtë takim e ka konsideruar si kafen e mëngjesit më të mirë të mirë ndonjëherë.

Takimet e tilla me studentë të Universitet të Prishtinës do të jenë të përmuajshme.

“Takimet e studentëve me rektorin, nga tani e tutje, do të jenë takime të përmuajshme, gjatë të cilave do të diskutohet për tema të ndryshme që prekin cilësinë e jetës studentore në UP. Ky takim i thirrur nga rektori Dema është organizuar me qëllim që menaxhmenti të jetë sa më i informuar me sfidat e studentëve në përditshmërinë e tyre gjatë studimeve në UP.”, thuhet në njoftimin e Rektoratit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera