Lajme

Deliu për koeficientin e ri të pagave: Ky është koeficient për rritje të varfërisë

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 01 February 2023

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka reaguar për vlerën e koeficintit të ligjit të pagave I cili sot u caktua nga qeveria me 105 euro për vitin 2023, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se ku koeficient nuk është koeficient për rritjen e pagave por për rritjen e varfërisë.

“Ky nuk është koeficient për rritjen e pagave, ky është koeficient për rritje të varfërisë, të depresionit koletiv, të pasigurisë. Ky është koeficient i ikjeve të të rinjve! Ky është konficient i përshpejtimit të ikjes së profesionistëve nga institucionet shtetërore, duke e dobësuar sistemin shtetëror të Kosovës. Kështu goditen policët, mësuesit, mjekët, infermierët dhe të gjithë profesionistët tjerë”, ka shkruar Deliu./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera