Lajme

Deliu drejtuar presidentes Osmani: Heshtja jote do të thotë se pajtohesh me qëndrimin skandaloz të kryeministrit Kurti

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 17 January 2023

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka thënë se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duhet të dal të flasë ndaj çështjes së kryeministrit, Albin Kurti, për përkujtimin që ia bëri Oliver Ivanoviqit, shkruan Gazeta inFokus.

Deliu përmes një postimi në Facebook, është shprehur se Osmani po vazhdon qasjen e saj të zakonshme duke heshtur ndaj temave kur përfshihet Kurti.

“Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po vazhdon qasjen e zakonshme në aktivitetin e saj politik, duke heshtur për temat në të cilat zhytet Albin Kurti.  Presidente, sot është dita që të dalësh dhe të mbrosh viktimat e qytetit tënd.

-Advertisement-

Presidente, sot është dita që të tregosh se a pajtohesh me Albin Kurtin i cili “dëshiron ta mbajë gjallë kujtimin për Oliver Ivanoviqin”, që dikur edhe vetë e quante kriminel lufte?

Presidente, qoftë edhe si bashkëvendase, si mitrovicase, na trego se “nuk do ta harrosh kurrë natën e tmerrit të 3-4 shkurtit të vitit 2000”.

Presidente, është e ditur publikisht se për natën e tmerrit është i dënuar Oliver Ivanoviq. Prandaj, dil dhe fol! Dil dhe fol!  Heshtja jote do të thotë se pajtohesh me qëndrimin skandaloz të kryeministrit Kurti.”, ka shkruar deputetja./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera