Lajme

Delegacioni serb largohet nga ndërtesa e BE-së

Autori: Gazeta inFokus 15:41 | 18 August 2022

Delegacioni i Serbisë është larguar nga ndërtesa ku janë mbajtur takimet në Bruksel, në kuadër të dialogut me Kosovën.

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, tha se delegacioni i Serbisë ka “luftuar” për zgjidhje kompromisi.

Ai deklaroi për mediat se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do të qëndrojë edhe një kohë në Bruksel dhe se nesër, me t’u kthyer në Beograd, do të ketë një nga fjalimet, siç e cilësoi ai, më të rëndësishme për publikun.

-Advertisement-

“Ajo që është e rëndësishme është që ne luftuam për paqe, për stabilitet, për zgjidhje kompromisi”, tha Petkoviq.

Liderët e Kosovës dhe Serbisë më herët gjatë ditës përfunduan takimet e ndara dypalëshe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera