Lajme

Delegacioni i BE në Serbi i brengosur nga incidentet e dhunshme gjatë zgjedhjeve: U bëjmë thirrje palëve për qetësi

Autori: Gazeta inFokus 18:58 | 25 Tetor 2026

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi ka shprehur shqetësim për raportimet mbi incidente të dhunshme në disa qendra votimi, gjatë procesit zgjedhor në këtë shtet.

Shefi i Delegacionit të BE-së në Serbi, Andreas von Beckerath, tha se qytetarët serbë duhet të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt.

Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, von Beckerath u bëri thirrje të gjithë akterëve që të ruajnë qetësinë, të veprojnë me përgjegjësi dhe të përmbahen nga dhuna dhe provokimet.

-Advertisement-

Ai gjithashtu u kërkoi institucioneve përgjegjëse të garantojnë sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në procesin zgjedhor.

“Jemi thellësisht të shqetësuar për raportimet mbi incidente të dhunshme në disa qendra votimi”, deklaroi von Beckerath. /Gazeta Express

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy