Lajme

Delawie: Suksesi i dialogut varet nga zbatimi i çdo marrëveshje

Autori: Gazeta inFokus 19:56 | 05 March 2018

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greq Delawie, ka shkruar në Twitter se si kanë rifilluar punimet në urën e Ibrit në Mitrovicë.

Ai në një postim ka shkruar se është i lumtur që tashmë kanë rifilluar punimet në urë.

“Jam i lumtur që po e shoh se po rifillon puna në urën e Mitrovicës. Nuk ka alternativë ndaj dialogut të Brukselit dhe se suksesi varet nga zbatimi i secilës marrëveshje”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

I am happy to see work resuming on the bridge! There is no alternative to the Brussels Dialogue & success depends on implementing each agreement.

Orë më parë ai ka shkruar edhe një mesazh tjetër në Twitter ku ka thënë se të gjithë qytetarët e Kosovës  duhet të kenë qasje në drejtësi.

View image on TwitterView image on Twitter

All citizens in need access to justice. I’m happy to visit Judge Kabasic & his team working to get the Basic Court up and running. The Embassy & @USAIDKosovo continue to support justice integration!

“Jam i lumtur që po vizitoj gjyqtarin Kabasic dhe ekipin e tij që janë duke punuar në drejtimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë. Ambasada dhe USAID Kosovo vazhdojnë të përkrahin integrimin e drejtësisë”, ka shkruar Delaëie.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera