Sport

Del Piero “ngel” Italinë: “Calciopoli” shkatërroi futbollin

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 24 November 2017

Arsyeja e rënies së futbollit italian në arenën ndërkombëtare është skandali i trukimeve. Klubet nuk po arrijnë të marrin veten dhe Kombëtarja e “të kaltërve” është në minimumin e saj historik, e shkak për këtë sipas Alessandro Del Pieros është katastrofa e “Calciopoli”-t në vitin 2006, nga ku filloi gjithçka.

“Calciopoli ishte si një bombë atomike dhe futbolli ynë u shkatërrua prej asaj. Këtu nuk i referohem vetëm Juventusit. Nga ai moment, kampionët e mëdhenj shkuan të luanin jashtë Serie A dhe turnetë e tjerë rivalë me Italinë u rritën ndjeshëm”, tha ish-sulmuesi i Juventusit.

Skandali i vitit 2006 dhe triumfi pak muaj më vonë në finalen e Botërorit në Berlin ishin në kontrast me njëra-tjetrën, por pikërisht aty, për Del Pieron ka nisur rënia deri në eliminimin tronditës nga Botërori i 2018-s.

-Advertisement-

“Premier League shpërtheu falë zotësisë së drejtuesve për të menaxhuar dhe shitur markën dhe në maksimalizimin e fitimeve nga e drejta televizive. Reali e Barcelona ecën me të njëjtin ritëm me politikat e tyre, ndërsa Gjermania kompletoi një rrugëtim që kishte nisur në vitin kur i ishte caktuar organizimi i Botërorit. Madje edhe në Francë mbërritën investitorë të huaj të fuqishëm, ndërsa Italia ra në nivel”, tha Del Piero.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera