Del në shitje “Albanija”, qiellgërvishtësi i parë në Beograd
Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 19 April 2022
Një pjesë e pallatit “Albanija”, qiellgërvishtësi i parë i Beogradit, i ndërtuar në vitin 1939, i cili gjendet në zemër të kryeqytetit serb, ka dalë në shitje.
Media shtetërore serbe RTS shkruan se 381 metra katrorë në pallat, e vlerësuar rreth 3.88 milionë euro, është tashmë në shitje. Tenderi është shpall në muajin janar të këtij viti.
Pallati “Albanija” është pjesë e bankës së falimetuar të Beogradit. Administratori i bankës, Mijo Stanarçeviç, ka bërë të ditur se bëhet fjalë për shitje në masën 50% të vlerës së parashikuar, duke u bërë tejet tërheqëse për blerësit potencialë. Ndonëse godina është shpallur pasuri kulturore në vitin 1984, ajo mund të vihet në funksion.
Historia e “Shqipërisë” në zemër të Beogradit
Pallati “Albanija” është qiellgërvishtësi i parë i Beogradit, i ndërtuar në vitin 1939 në cepin e rrugës Kolarec dhe rrugës Knez Mihailo.
Ndërtesa u projektua fillimisht sipas projektit të bërë nga Branko Bon dhe Millan Grkaliç në vitin 1938. Ndërtesa përfundoi së ndërtuari në vitin 1939, sipas projektit të Milladin Prljeviq dhe inxhinierit të ndërtimit Gjorgje Lazareviq (Dorde Lazarevic). Për një kohë të gjatë ajo ishte ndërtesa më e lartë e qytetit, si dhe qendra kryesore e tij përkrah shëtitores Terazije – Slavija.
Pallati Shqipëria ka gjithsej 17 kate, 4 prej të cilave janë kate të nëndheshme. Pallati është 53 metra i gjatë dhe e gjithë ndërtesa ka një hapësirë prej 8000 m2. Në periudhën që u ndërtua, Pallati ishte ndërtesa më e lartë e Evropës juglindore.
Qiellgërvishtësi ka marrë emrin “Albanija” pasi më parë aty ndodhej edhe taverna “Albanija”. Gjatë shekullit të 19, ndërkohë qe influenca perëndimore po fillonte të ndihej, Beogradi kishte vetëm një ndërtesë historike, sipas arkitekturës unike kombëtare.
Taverna u shkatërrua në mesnatën e 17 tetorit 1936. Edhe pse Bashkia ndërpreu elektricitetin dhe furnizimin me ujë për ndërtesën për ta bërë atë jofunksionale, klientët e saj të fundit u larguan nga ndërtesa vetëm pasi zjarrfikësit filluan të çmontonin tjegullat nga tarraca.
Ndërtimi i ri filloi të vihej në zbatim më 16 korrik 1938 dhe zgjati deri më 20 tetor 1939. Ndërtesa u projektua sipas stilit modern serb: fasada të pastolisura, bazat pa pengesa, dhe fasadë e drejt. Gjithashtu, kishte një farë specifikime funksionale me dekorime sa me larg nga fasada, me qëllim për të riforcuar strukturën sipas stilit të artit Deco.
Më 1983 ndërtesa u cilësua si një aset kulturor i një rëndësie të madhe. raporton A2 CNN.
Të tjera
-
Përfundojnë procedurat: Krerët e UÇK-së në Hagë do të votojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit
Të gjithë krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që aktualisht ndodhen në Ha...
-
Të shtëna me ạrmë zjạrri në Prizren, plạgosen dy persona
Dy persona janë plagosur nga këto të shtëna me armë zjarri për të cilat janë ...
-
Arrestohen tre të mitur për një rast vjedhje, Policia gjen tek ta gjysmën e shumës së parave të vjedhura – i liron në procedurë të rregullt
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre të dyshuar lidhur me nj...
-
Haradinaj përmend 10 projekte infrastrukturore: Ja kemi borxh Kosovës ta bëjmë model në rajon
Kandidati i AAK’së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka përmendur projektet...
-
Kush janë ministrat e Qeverisë Kurti që u pasuruan më së shumti?
Sikur të punonte për 6 vjet me radhë dhe nga ato të ardhura të mos e shpenzon...
-
EULEX mirëpret njësinë policore të specializuar të 5-të për sigurinë gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Shefi i misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano u ka shprehur mirëseard...
-
Ditëlindja e parë pa të, vajza e Ismail Kadaresë ndan fotografinë e rrallë me të atin
Besiana, vajza e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadaresë, ka ndarë një ...
-
Disa zona të Prishtinës do të mbesin pa ujë të pijshëm të premten deri në orën 23:00
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se të premten nga or...
-
Dënohet me 5 mijë euro Vetëvendosja, shkak gjuha e përdorur nga Glauk Konjufca në një tubim
Lëvizja Vetëvendosje është dënuar me 5 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Anke...
-
Mergim Lushtaku: Studentët do të kenë 100 milionë euro bursa me PDK-në
Mergim Lushtaku kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e ...
-
PZAP dënon Listën Serbe, vendosi banerë në hapësira publike në veriun e Mitrovicës
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar me 4 mijë e 500 euro Lis...
-
Policia i shqipton mbi 2 mijë tiketa trafiku
Policia e Kosovës në 24-orët e fundit ka shqiptuar 2 mijë e 110 tiketa trafik...