Lajme

Del ekspertiza: 16-vjeçari nga Laçi mori plumb në kokë

Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 02 January 2018

Ka dalë ekspertiza e 16-vjeçarit nga Kurbini, i cili mbeti i vdekur në tarracën e shtëpisë natën e Vitit të Ri.
Mjekët kanë zbuluar një plumb në kokën e tij, çka i ka marrë jetën të riu.

Klejdi Gjeta është i riu 16 vjeçar i cili gjeti ndjekjen nga një plumb qorr natën e ndërrimit të viteve.

16-vjeçari Klejdi Gjeta u gjet i vdekur nga familjarët e tij mbi tarracën e shtëpisë, vetëm pak minuta pasi kishte ardhur viti 2018.

-Advertisement-

I riu, si të gjithë bashkëmoshatarët e tij, kishte hipur në tarracë për të hedhur fishekzjarre, por një plumb qorr i ka marrë jetën.

Lidhur me këtë ngjarje, policia e Kurbinit ka ndaluar 3 persona, pasi mësohet se ata kanë qëlluar me armë zjarr në lagjen Sanxhak, lagje kjo ku ndodhi edhe ngjarja tragjike.

Siç bëhet e ditur, në pranga janë vënë Alban Lika, 25 vjeç, Ernis Lika, 20 vjeç, Arber Lika,18 vjeç, banues në Kurbin.

Të tre të arrestuarit, rreth 00:30, të datës 1 janar, duke lëvizur me automjetin tip Benz që drejtohej nga Alban Lika, kanë qëlluar me armë zjarri.

Edhe pse ende nuk është e konfirmuar, besohet se 16-vjeçari, i cili kishte hipur në tarracën e shtëpisë së tij për të hedhur fishekzjarre, është goditur nga një plumb qorr, që mendohet se ka dalë nga armët e të arrestuarve.

Automjetit ja kishin hequr targat kur kanë qëlluar me armë zjarri, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti së bashku me targat të cilat ishin në bagazh, 19 gëzhoja dhe një fishek model 56, kalibri 7.62. mm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera