Deklarohet Scholz: Le të kryhet normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi

Autori: Gazeta inFokus
10:16 | 03 November 2022
Ka nisur samiti i Berlinit nën udhëheqjen e kancelarit gjerman Olaf Scholz.
Paraprakisht ky i fundit ka mirëpritur kryeministrin Albin Kurti dhe pjesëmarrësit e tjerë.
Me këtë rast kancelari gjerman i cili është edhe drejtues i këtij samiti, Olaf Scholz, ka bërë thirrje që të kryhet normalizimi i raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Gjithashtu kancelari gjerman tha se Evropa mund të jetë e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor si pjesë e saj.
“Gjatë vitit tim të parë si kancelar i Gjermanisë kam pasur mundësinë të flasë me shumë nga ju për sfidat e rënda që e ballafaqojnë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Këto sfida janë të përbashkëta sepse stabiliteti dhe prosperiteti i rajonit nuk mund të ndahet nga stabiliteti dhe prosperiteti i Evropës si tërësi. Evropa mund të jetë e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor si pjesë e saj. Ju gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor i përkisni Evropës së lirë dhe anëtarësimi i juaj në BE është në interesin tonë“, ka theksuar Scholz, në hapje të këtij samiti.
Nё kryeqendrën gjermane mbahet Samiti i Berlinit, ku nikoqir pёr herё tё parё është kancelari gjerman Olaf Scholz
Ndryshe mbajtja e këtij samiti, shënon edhe ringjalljen e procesit meqë liderët e Ballkanit Perëndimor nuk janë takuar më në kuadër të kësaj platforme që nga largimi i kancelares Angela Merkel, që ishte njëkohësisht edhe ideatore e këtij procesi.
Përgjatë këtij samiti, pritet që të gjashtë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor të nënshkruajnë tri marrëveshje, ku përfshihet edhe liria e lëvizjes, njohja e diplomave universitare dhe kualifikimit profesional.
Në mesin e pjesëmarrësve janë edhe liderët e institucioneve evropiane, përfshirë këtu presidentin e Këshillit të BE-së, Charles Michel si dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen.
Sipas raportimeve, Von Der Leyen me këtë rast do të shpalos pakon e ndihmave finnaciare për rajonin, të cilat do të ndihmojnë në përballimin e sezonit dimëror si dhe grantet për reformimin e sektorit të energjisë në rajon.
Kosovën në këtë Samit, e përfaqëson kryeministri i vendit, Albin Kurti , kurse Serbia përfaqësohet nga kryeministrja serbe, Ana Brnabiq.
Me ftesë të kancelarit gjerman, i pranishëm në Samitin e Berlinit është edhe përfaqëuesi Special i Dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Kësisoj nuk është përjashtuar mundësia që së paku në margjinat e samitit, të diskutohet edhe çështja e procesit të normalizimit të marrdhënieve Kosovë-Serbi, ndonëse kjo teme zyrtarisht nuk ishte pjesë e agjendës.
Po ashtu sot pritet që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të bëjë të ditur qëndrimin e Kosovës sa i përket propozimit franko-gjerman, në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Të tjera
-
Haradinaj për qëndrimin e Berishës: Shumë mirë ka thënë – ta shohim si votoj kur vjen momenti
Kryetari dhe deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka komentuar deklaratën e...
-
Haradinaj: Kurti e ka nda mendjen për me bo keq e më keq
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, akuzoi kreun e VV-së, Albin Kurti, për bllok...
-
Gashi: Kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet në mënyrë të hapur
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se votimi për kryetar të Kuvendit du...
-
Zemaj: Besojmë që VV-ja do ta gjejë mirëkuptimin që ta kryejë procedurën e zgjedhjes së kryeparlamentarit
Deputeti Armend Zemaj sot para seancës për konstituimin e Kuvendit u shpreh s...
-
Bogujevci: Duhet ta përfundojmë votimin e fshehtë pastaj mund të dalim në të hapur
Deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci, ka thënë procedurat për votim janë të q...
-
Lushaku-Sadriu: Jo, nuk jam e informuar nëse do të ketë mocion për çështjen e ndërrimit të votimit
Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se nuk është e inform...
-
Pas alarmit për bom*bë, salla plenare gati për seancën e 42-të
Deputetët e legjislaturës së nëntë kanë nisur të mblidhen për herë të 42-të n...
-
Berisha: Unë do ta votoj bash kë ta qesin
Deputeti i betuar i AAK-së, Bekë Berisha para seancës së radhës për konstitui...
-
Shkon në 27 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas, 9 prej tyre fëmijë
Të paktën 27 persona kanë humbur jetën në përmbytjet shkatërrimtare që kanë g...
-
Hamiti: VV-ja e ka katandisur keq Kosovën, votuesit e saj duhet ta shohin këtë – bota e ka parë tashmë
Muhamet Hamiti, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se prej që Lëvizja...
-
Sveçla – qytetarëve: Ndezja e zjarr*eve është vepër penale, shkelësit përballen menjëherë me masa ndëshkuese
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, u ka bërë thirrje qy...
-
“Thirrje telefonike apo mesazh”, si e evakuoi parlamentin alarmi i rremë për bombë?
Tentimi i 42-të për konstituim të Kuvendit të Kosovës, i cili ishte paraparë ...