Fokus

Deklarohen nga policia, konfirmohet bastisja në KEK

Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 19 April 2023

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Infokus bastisjen e nisur disa orë më parë në drejtorinë e Korporatës Energjetike të Kosovës.

“Referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se Policia e Kosovës është duke zhvilluar një kontroll në KEK dhe për detajet tjera rreth rastit do të informoheni me kohë”, ka thënë, majorja, Luljeta Mehmeti për Infokus.

Ndërkohë Gazeta Infokus nga burime të saj brenda KEK-ut ka raportuar se ka përfunduar bastisja dhe se janë shoqëruar në polici Kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe sekretari, Rizah Dembogaj.

-Advertisement-

E shoqëruar në polici së bashku me dy zyrtarët e lartë është edhe një grua, pjesë e kabinetit të kryeshefit.

Arsye për bastisjen dhe shoqërimet në polici është një kontratë për renovimin e kaldajave në bllokun A5 të Termocentralit “Kosova A”, për një kontratë të konsulencës e për një tjetër kontratë me KEDS-in./Gazeta Infokus/

LAJMI I FUNDIT: Përfundon bastisja në KEK, shoqërohen në polici, Nagip Krasniqi dhe Rizah Dembogaj

Tenderi 3.5 milion euro dyshohet që është njëri nga arsyet që qoi krimet ekonomike në KEK

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera