Lajme

Deklarohen nga New York Times në lidhje me vdekjen e gazetarit në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 15:39 | 13 March 2022

Mediumi prestigjioz New York Times ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetarit amerikan Brent Renaud.

Sipas Times, Renaud kishte punuar për vite të tëra për këtë medium, por që prej 2015 nuk punon më për ta, që i bie se në Ukrainë nuk ishte në detyrë si gazetar i New York Times.

“Jemi thellësisht të pikëlluar kur dëgjojmë për vdekjen e Brent Renaud.  Brent ishte një regjisor i talentuar që kishte kontribuar në The New York Times gjatë viteve.  Edhe pse ai kishte kontribuar në The Times në të kaluarën (më së fundi në 2015), ai nuk ishte në detyrë për The Times në Ukrainë”, ka shkruar Times në Twitter.

-Advertisement-

Sipas tyre raportimet se ai ishte në Ukrainë si gazetar i Times, qarkulluan sepse ai mbante të veshur një distinktiv të këtij mediumi, që i ishte dhuruar vite më parë.

“Raportet e hershme se ai punonte për Times qarkulluan sepse ai mbante një distinktiv të shtypit të Times që ishte lëshuar për një detyrë shumë vite më parë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera