Deklaratë shokuese nga Montella pas fitorës ndaj Udinezes
Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 18 September 2017
Në përfundim të ndeshjes së fituar ndaj Udinezes, trajneri Vinçeno Montela doli në konferencë për shtyp. Ai vlerësoi tri pikët duke deklaruar: “Vuajtëm, por mendoj se morëm tri pikë të merituara. Ishte një fitore e pistë. Më pëlqeu reagimi i djemve, sidomos pas pësimit të golit të barazimit. Mund ta mbyllnim takimin me një gol të tretë, por goli që na u anulua na shpërqendroi. Për sa i përket ndeshjes ndaj Lacios, nuk do të pranoja ta riluanim, pasi dua të mendoj që ajo disfatë na ka shërbyer”.
Në lidhje me paraqitjen e skuadrës së tij, Montela vijoi: “Fizikisht mendoj se jemi në gjendje të mirë. Nuk e njoh ende potencialin e organikës, dua të shfrytëzoj maksimalisht secilin prej tyre, raporton Panorama. Blerjet e reja kanë reaguar mirë, Andre Silva është ai që është rritur më së shumti, ndërsa nga Kesi jemi totalisht të kënaqur me gjithçka ka treguar deri tani”.
Duke analizuar një nga një disa prej lojtarëve të tij, tekniku 43-vjeçar tha: “Suso do të mësohet me rolin e ri. Nuk e pati të lehtë të gjente hapësira dhe kjo e nervozoi, por duhet që të ruajë qetësinë. Rikardo Rodrigez garanton shumë volum loje dhe ka një të majtë fantastike. Ai është një nga blerjet tona më të rëndë- sishme dhe është përshtatur shumë mirë”.
Çalhanoglu dhe Andre Silva e nisën përsëri sfidën nga stoli, me portugezin që nuk zbriti fare në fushë. Në lidhje me zgjedhjen e tij, Montela përfundoi: “Luajtëm të enjten larg shtëpisë.
Nuk ishte e lehtë për askënd që të rikuperonte energjitë, ndaj m’u dukën më të drejta zgjedhjet teknike që bëra. Doja më shumë freski dhe ata që luajtën më dhanë përgjigjet që prisja”.
Të tjera
-
Anëtarësimi i Kosovës në NATO, Maqedonci: Kemi mbështetjen e SHBA-së
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se Kosova është në hapin e dhur...
-
Kërstiq sqarohet për deklaratën se gruaja e Kurtit punon në Beograd
Pas deklaratës për gruan e Kurtit e cila “trazoi” rrjetin, gazetari serb Bran...
-
Krasniqi: Lista jonë do të jetë më përfaqësuesja
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se përveç postit të kryeministrit...
-
Pezullohet nga puna mësuesi që nuk lejoi nxënësen të hyjë në shkollë me veshje kombëtare
Mësuesi i gjuhës angleze, Muhamed Hajredinaj që nuk e lejoi nxënësen 11-vjeça...
-
Në shënimin e 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Kurti: Sot e kemi shumë të lehtë të jemi bashkë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen e organizuar nga ...
-
Gjermania ia dhuron dy automjete Policisë së Kosovës, do t’i përdorë Njësia FAST-ILECU
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar dy automjete si donacion nga Poli...
-
Ironizon Berat Rukiqi, publikon foto të urës së papërfunduar të Badovcit: Pamje nga fillimi i punimeve në fabrikën e municionit
Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka ironizuar me paralajëmrimin ...
-
Maqedonci: Pjestarët serbë të FSK-së e lanë detyrën për shkak të presionit nga Serbia
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në ”Click” të RTV21 ka thënë se një numë...
-
“S’mund të ndëshkohet vetëm Kosova”, Joseph: Pyetja që Perëndimi s’ia bëri kurrë Vuçiqit
Profesori në Universitetin John Hopkins në SHBA dhe eksperti për çështjet e B...
-
“N’bark t’thatë nuk t’vyn as municioni, as dronët – kqyrke me dylbi, mu dok që po ia bon një ‘diss’ Prindonit” – Valon Syla për Kurtin
Gazetari Valon Syla ka komentuar njoftimin e kryeministrit të Kosovës, Albin ...
-
Krasniqi: Nuk ka kryeministër më të mirë në Kosovë se sa Bedri Hamza
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka deklaruar...
-
Dakaj: Kjo me municionet s’është gjë, thjeshtë një komision sikur ai që u bë për shëndetësinë
Gazetari Shkëlzen Dakaj, ka thënë se vendimi i Qeverisë për t’i hapur rrugë n...