Lajme

Deklaratat skandaloze| Jep dorëheqje kryebashkiakja e Durrësit, Valbona Sako

Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 01 December 2019

Gjatë së shtunës, shefja e qytetit që u prek më së shumti nga tërmetet e kësaj jave, Durrësit, Valbona Sako, lëshoi disa deklarata skandaloze.

Këto nuk u pritën mirë nga qytetarët, të cilët si nga Shqipëria ashtu edhe nga Kosova, kritikuan me të madhe Sakon, shkruan gazeta inFokus.

Me ose pa qëllim, Sako, në një intervistë për Top Channel, tha që “jemi të kënaqur me 50 viktima”, ndërsa në një prononcim tjetër për ABC Neës, tha që të dëmtuarit nga tërmeti janë dërguar në hotele me 5 yje dhe se vetë nuk do i paguanin kurrë.

-Advertisement-

Kështu, këto deklarata ngritën shumë reagime, derisa si duket tanimë Sako është detyruar që të jap dorëheqje.

Kjo në profilin e saj në Facebook ka bërë të ditur lajmin se dha dorëheqje nga pozita e kryebashkiakes, shkruan gazeta inFokus.

“E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës.

Falenderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve”, shprehet ajo.

Ndërsa, sipas burimeve të abcneës, Sako ka pasur konflikte edhe me kryeministrin Edi Rama./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera