Fokus

Deklaratat se do të kalojnë 50%, Balje me mesazh për Kurtin: “Kanihere pazari që e bën brenda në shtëpi nuk të del ashtu edhe jashtë shtëpisë”

Autori: Gazeta inFokus 17:37 | 13 September 2024

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka komentuar deklaratat publike të zyrtarëve të partisë në pushtet se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje do të dalë me një përqindje edhe më të madhe se në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Balje për Infokus ka cituar një fjalë boshnjake ku përmes saj i ka dërguar një mesazh LVV-së.

“Kanihere pazari që e bën brenda në shtëpi nuk të del ashtu edhe jashtë shtëpisë”, ka thënë Balje, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Po ashtu deputetja nga komunitetet ka thënë se beson që tashmë votuesit në Kosovë janë më stabil dhe shumë më të informuar dhe se kjo do të sjellë ndryshime të mëdha në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Ndiqni më poshtë reagimin e saj:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera