Sport

Deklarata e Xhengiz Rexhepit pas humbjes nga Feroniekli

Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 24 February 2019

Trajneri i KF Llapit, Xhengiz Rexhepi, është shprehur se skuadra e tij nuk e meritoi humbjen ndaj Feronikelit.

Feronikeli fitoi kryendeshjen e xhiros së 19-të të Superligës së Kosovës, me rezultat 2:0.

Por, sipas trajnerit Rexhepi “Nikli” gjatë tërë kohës është mbrojtur dhe se skuadra e tij ishte më e mirë.

-Advertisement-

“Ia urojë fitoren Feronikelit, por rezultati nuk e tregon epilogun e ndeshjes, ekipi më i mirë në fushë ishte Llapi. Feronikeli tërë kohën është mbrojtur, kemi humbur ndeshjen me gabimet tona”, ka thënë Rexhepi.

Ai po ashtu në fund shtoi se kampionati është i gjatë dhe futbollistët e tij nuk do të dorëzohen në luftën për titull.

“Nuk e kemi merituar këtë humbje, por kampionati është i gjatë dhe jeta vazhdon. Ne do të vazhdojmë të luftojmë në çdo ndeshje”, ka përfunduar ai.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FIFA Club World Cup ekskluzivisht vjen për herë të parë në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera