Sport

Deklarata e Tovërlanit pas barazimit ndaj Lirisë

Autori: Gazeta inFokus 17:20 | 30 October 2018

Ferizaj ka marrë një pikë të madhe në udhëtim te Liria. Ndeshja e xhiros 13 e Ipko Superligës përfundoi pa gola.

Pas ndeshjes, trajneri i Ferizajt, Afrim Tovërlani theksoi se ia arritën qëllimit që të kthehen të pamposhtur nga stadiumin ‘Përparim Thaqi’.

“Kemi udhëtuar për t’u mos u mposhtur, pasi që luajtëm ndaj kundërshtarit tonë direkt për mbijetesë. Megjithatë, ne patëm rastet tona dhe kërkuam të bënim diçka më shumë, por nuk duhet mohuar edhe lojën e mirë të ekipit kundërshtar. Rezultati baraz ishte epilog real nga kjo ndeshje”, theksoi Afrim Tovërlani për SuperSport.

-Advertisement-

Tutje, ai pohoi se nuk do të dorëzohet lehtë drejt synimit që ka.

“Nuk jam një tip që dorëzohem. Do të luftoj deri në fund që ta largoj Ferizajn nga zona e barazhit, megjithëse ekipin e kam marr shumë vonë dhe të gjithë e dijnë se si e kemi ndërtuar për një kohë shumë të shkurtër. Nuk ka qenë aspak e lehtë për mua, por i kam ditur vështirësitë dhe do vazhdoj të punoj për ta shpëtuar Ferizajn”, përfundoi Tovërlani.

Me pikën e fituar, Ferizaj sërish mbetet më sipër në tabel ndaj Lirinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera