Sport

Deklarata e Tahir Batatinas pas humbjes nga Trepça ‘89

Autori: Gazeta inFokus 16:26 | 24 February 2021

Llapi ka pësuar humbje në udhëtim te Trepça ’89 me rezultat minimal 1-0, në duelin e zhvilluar në kuadër të xhiros së 21-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili ka thënë se u ndëshkuan ngase nuk realizuan.

Tutje ai ka shtuar se ekipi i tij nuk e kishte freskinë dhe energjinë e duhur për këtë takim.

-Advertisement-

“Kur nuk realizon e pëson. Kjo na ndodhi neve në këtë takim, pasi që i kishim dy mundësi të mira në pjesën e parë të lojës. Nuk i shfrytëzuam, më pas na erdhi ndëshkimi. Skuadra nuk ishte e njëjtë sikurse në ndeshjen ndaj Gjilani për shkak të lodhjes. Nuk e patëm freskinë dhe energjinë e duhur për ta fituar këtë ndeshje. Megjithatë, duhet të mbetemi të kënaqur me atë se çfarë kanë treguar futbollistët në këtë takim”, deklaroi Batatina.

Pas kësaj humbje, Llapi mbetet i shtati me 23 pikë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera