Sport

Deklarata e Mirel Josës pas fitores ndaj Ferizajt

Autori: Gazeta inFokus 17:50 | 08 April 2019

Prishtina ka shënuar fitore shumë të rëndësishme si mysafire e Ferizajt me rezultat 2-0, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes trajneri i bardhekaltërve, Mirel Josa deklaroi:

“Ishte një ndeshje e vështirë duke parë nga aparenca përpara ndeshjes. Duke patur parasysh se si u zhvillua ndeshje duhet të mbetemi të kënaqur, pasi që e kemi kufizuar kundërshtarin në vetëm një goditje drejt portës, kemi patur topin në zotërim në pjesën më të madhe të ndeshjes, por duhej të ishim më efikas para portës edhe pse jo të gjitha rastet mund të konkretizohen. Jam i kënaqur me impenjimin e futbollistëve dhe do të tregohesha hipokrit nëse do të them që nuk jam i kënaqur me skuadrën”, deklaroi Josa për Super Sport Kosova.

-Advertisement-

“Na ka munguar stabiliteti. Stabiliteti gjendet te minutat që lojtarët luajnë. Rotacionet nuk më shkojnë ndërmend fare. Do të vazhdojmë punën për ndeshjet e tjera deri në fund, gjithmonë duke parë gjendjen e futbollistëve dhe kartonëve”, përfundoi Josa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera