Deklarata e Kurtit pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Zekaj: Plotësisht e papranueshme
Autori: Elvira Haxhiu 15:24 | 20 April 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të enjten ka folur lidhur me arrestimi i e kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, ku tha se në të kaluarën prokuroria nuk i ka hetuar keqpërdorimet që janë bërë në KEK.
Gjithashtu, i pari i Qeverisë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës u shpreh i bindur se në prokurori ekziston një disponim politik negativ karshi qeverisë së tij.
LEXO EDHE: Kurti: Në KEK ka pasur keqpërdorime edhe në të kaluarën, por nuk janë trajtuar nga prokuroria
Këto deklarata të Kurtit lidhur me arrestimin e Krasniqit dhe ndaj prokurorisë, po i quan të papranueshme, avokati Yll Zekaj,
Në një prononcim për Gazetën Infokus, Zekaj ka thënë deklarata e Kurtit dhe deputetëve të tjerë për arrestimin në KEK, është ndikim i drejtpërdrejtë i ekzekutivit dhe legjislativit në sistemin e drejtësisë.
“Sa i përket deklaratave të kryeministrit Kurti po edhe të deputetëve të tjerë gjatë ditës së djeshme për arrestimin e personave në KEK, kjo në një shoqëri demokratike është plotësisht e papranueshme, është inteferim i drejtpërdrejtë i ekzekutivit, përkatësisht i legjislativit në sistemin e drejtësisë dhe kjo nuk lejohet dhe kjo nuk lejohet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka thënë Zekaj.
Gjithashtu, ai thotë se çdo tendencë për të komentuar vendimet apo veprimet e organeve të drejtësisë është drejtpërdrejtë ndikim në këto organe dhe sipas Zekajt kjo nuk do të mbetet pa u verifikuar nga raportet për sistemin e drejtësisë.
LEXO EDHE: Kryeshefi i KEK-ut gjatë arrestimit kërkoi të dërgohej në QKUK, Syla: Nuk është trajtuar tek ne
Ndërkaq, për arrestimet e djeshme në KEK, Zekaj thotë se gjykatat dhe prokuroria duhet ta kryej punën e vet në mënyrë profesionale, pa ndikime nga jashtë.
“Lidhur me arrestimet e djeshme, ekziston prezumimi i pafajësisë për të gjithë të arrestuarit deri sa të kemi një vendim të plotfuqishëm nga ana gjykatës, kurse gjykatat dhe prokuroria duhet që pa interferimet nga jashtë ta kryej punën e vet në mënyrë profesionale me qëllim që në fund të kemi një vendim të gjykatës për fajësinë apo pafajësinë e personave të arrestuar”, ka thënë avokati Zekaj për Infokus.
Prokuroria Speciale të mërkurën ka konfirmuar arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, i cili dyshohet për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrim i ndikimit” dhe “Konflikt interesi”.
Ndërkaq të enjten kjo prokurori ka njoftuar se ka bërë kërkesën për caktimin e paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ndaj Krasniqit./Gazeta Infokus/
LAJMI I FUNDIT: Përfundon bastisja në KEK, shoqërohen në polici, Nagip Krasniqi dhe Rizah Dembogaj
LAJMI I FUNDIT: Përfundon bastisja në KEK, shoqërohen në polici, Nagip Krasniqi dhe Rizah Dembogaj
Të tjera
-
Haradinaj me tubim madhështor në Istog: Paga minimale do të rritet në 500 euro, ajo mesatare në 1000 euro
Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni AAK-Nisma-Konserva...
-
Abdixhiku me mesazh nga Malisheva: Ne jemi ndryshimi për Kosovën
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Malis...
-
“Shkatërruesit e shtetit i quajtën njerëzit e UÇK-së mercenarë”, Limaj me fjalim të fuqishëm në konventë, premton ‘Veç vepra’
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, në fjalimin e tij në konventën e mbajtur s...
-
Ky është i riu që vdiq tragjikisht në vendin e punës në Prizren
25-vjeçari i cili vdiq në vendin e punës në Prizren, është Arbër Gërguri nga ...
-
Takimi i Veçantë i Bedri Hamzës me Granit Xhakën: Shembuj të Suksesit dhe Përkushtimit
Në një takim frymëzues, Granit Xhaka, një ndër futbollistët më të njohur shqi...
-
Kryeministri mori pjesë në varrim*in e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të ...
-
Rama në Londër: Nismë ligjore për të regjistruar fëmijët e shqiptarëve që erdhën në Angli si refugjatë nga Kosova
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se qeveria do të ndërmarrë n...
-
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Gjatë një feste ortodokse sot në Manastirin e Deçanit, Policia e Kosovës ka h...
-
Kontratat një-burimore, Miftaraj: Janë burimi kryesor i korrupsionit, por kur ska Prokurori, kontabilistat, pecat e specat bëjnë hajgare me popull
Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, komentoi mbi çës...
-
Osmani e Maqedonci takojnë Bauer: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, i domosdoshëm
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci së bashku me presidenten Vjosa Osmani po...
-
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import të veturave
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro. Nga Amerika e Veriut dhe e Jugut, ...
-
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...